Horoskopi, E premte 1 Gusht 2025

Dashi

Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos përfshiheni në debate të lindura për shkak të punës apo për arsye personale. Jeni shumë nervoz, por këtë nervozizëm, mundohuni që të mos e përcillni në dashuri.

Demi

Mundohuni që të rezistoni, veçanërisht në dashuri, pasi brenda pak ditësh, Venusi nuk do të jetë në kundërshtim me ju. Duke nisur nga muaji nëntor, gjërat do të ecin shumë më mirë sa i takon ndjenjave, kështu që nëse një histori nuk ecën mirë, bëni pak durim para se të merrni një vendim.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do të ndiheni disi të lodhur, për t’ia dalë mbanë në gjithçka. Megjithatë mos u dekurajoni, pasi rezultatet që keni ndërmend do të realizohen me afrimin e fundit të vitit. Në dashuri, mundohuni që të flisni qartë, lidhur me çështjet e mbetura pezull.

Gaforrja

Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive, ndaj mundohuni që të përfitoni për të zgjidhur çështjet e lëna pezull dhe për të sqaruar situatat e dyshimta. Bëjeni gjatë kësaj dite, pasi fundjava mund të sjellë rënie. Kjo është një periudhë jo e zakontë për ju, pasi ndiheni të tensionuar dhe në ankth. Bëni kujdes në dashuri.

Luani

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur dhe kjo gjë do të ketë të bëjë kryesisht me ndjenjat. Ndoshta do të ndjeni një distancë, ose nuk jeni të përfshirë siç duhet në raport. Ka nevojë për më shumë pasion.

Virgjëresha

Kjo e premte do të jetë neutrale, por bëni kujdes ndaj tërheqjeve fatale. Ndonjëherë tërhiqeni nga persona të komplikuar dhe misterioz, pasi jeni të bindur se mund t’iu ndryshoni jetën dhe se mund të vendosni rregull në kaosin e tyre. Nuk është kështu, pasi rrezikoni që të komplikoni jetën tuaj.

Peshorja

Në këtë fazë të jetës suaj këshillohet që të shikoni mirë se çfarë doni në dashuri. A jeni vërtetë të lumtur? Nëse jeni vetëm, mundohuni që të mos ndikoheni nga histeritë e kaluara. Mbani parasysh se në dashuri edhe duhet kthyer ajo që kërkoni.

Akrepi

Kjo ditë do të jetë pozitive, në sajë të ndikimit të Diellit, Mërkurit dhe Venusit, të cilët do të kalojnë tranzit në shenjën tuaj. Zakonisht jeni më serioz, por herë pas here, duhen zbutur situatat dhe ky është momenti për ta bërë.

Shigjetari

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, gjatë së cilës do të ndiheni të lodhur dhe stresuar. Bëni kujdes që të mos përfshiheni në debate, të mos reagoni ndaj provokimeve, pasi mund të ketë tensione të shumta si në familje edhe në punë. Mundohuni që të rezistoni, pasi gjërat do të ecin më mirë.

Bricjapi

Kjo e premte do të jetë mjaft interesante dhe pozitive, ndaj shfrytëzojeni sa më mirë lidhur me punën për të çuar përpara projekte të rëndësishme dhe bashkëpunime. Ndërsa në dashuri duhet të tregoni vëmendje maksimale, pasi mund të ketë keqkuptime.

Ujori

Sa i takon punës po jetoni një fazë rikuperimi, edhe pse në nivelin financiar duhet më shumë kujdes, në mënyrë që të mos e teproni me shpenzimet, shkruan noa.al. Edhe në dashuri duhet të tregoheni të matur, pasi mund të hasni në debate lidhur me projektet për të ardhmen.

Peshqit

Ju pret një ditë e lodhshme dhe nën ritmin e duhur, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Bëni kujdes në raport me të tjerët, në mënyrë që të mos përfshiheni në debate të kota. Ditët në vijim do të jenë shumë më të mira.

Related Posts

Çm*nduri në Tiranë! “Hajde merre vajzën se nuk është e vi*gjër”, dhëndri kujtohet pas një muaji martesë

Daja i një vajze të re të sapomart.uar, dyshohet se kanosi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë…

Analisti i njohur tr*ndit: Ja vendimi që ka marrë Belinda Balluku, nga sot ajo..

Në “Shqipëria Live” u diskutua sot kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Analisti Milaim Zeka bëri një deklaratë të…

E rëndë në Greqi, nëna lë fëmijën 3-vjeçar të vd*së nga uria

Vdekja e një djali 3-vjeçar në Aleksandropolis po merr përmasa tragjike, pasi autopsia tregoi se fëmija vdiq nga arrest kardiak për shkak të dështimit të shumëfishtë të…

Nëna e saj është shqiptare nga Tirana, ndërsa babai i saj është bolivian. Historia e pazakontë e sopranos Carolina López Moreno

17 Dhjetor, 2025 Gjithçka në 5 vjet për Carolina López Morenon. Ajo debutoi si soprano në vitin 2021, ka kënduar për Mehta, Gatti dhe Pappano, dhe në…

Pas kësaj date SJELL FAT TE KEQ! Ja kur duhet hequr pema e Vitit të Ri

Kur festat mbarojnë, të gjithë nisin nga pastrimi i shtëpisë. Ndër të tjera, një rëndësi shumë e madhe i kushtohet heqjes së dekorimeve, të cilat ruhen për…

Prej kohësh e “zhdúkur! Këngëtares Anjeza Branka i ndodh tr*nditja e madhe

Këngëtarja ka prekur fansat e saj, teksa i ka bërë një dedikim të veçantë dhe të ndjerë nënës së saj. Ajo shkruan se kishte frikë që ta…