Nëna dhe partnerja cop*tojnë me sharrë 35-vjeçarin

Një krim i rëndë dhe i pazakontë ka tronditur qytetin Gemona del Friuli në veri të Italisë, ku trupi i copëtuar i Alessandro Venier, 35 vjeç, u gjet në bodrumin e shtëpisë së tij, i fshehur brenda një bidoni plastik dhe i mbuluar me shtresa gëlqereje, për të fshehur erën e rëndë të dekompozimit.

Për ngjarjen janë arrestuar në vendngjarje nëna e viktimës, 62-vjeçarja Lorena Venier, dhe partnerja e tij kolumbiane, Marylin Castro Monsalvo, të cilat jetonin me të. Të dyja gratë janë vetëdorëzuar duke thirrur policinë në orët e paradites dhe, sipas burimeve hetimore, kanë pranuar autorësinë e vrasjes.

Sipas të dhënave të para, vrasja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, dhe trupi dyshohet se është prerë me sharrë në tre pjesë. Ende nuk dihet saktësisht në cilën dhomë ndodhi krimi, pasi në garazh, ku u gjet trupi, nuk ka shenja dhune.

Prokuroria e Udines ka nisur hetime të thelluara, ndërsa prokurorja Claudia Danelon ka bërë apel për qetësi dhe kujdes në nxjerrjen e konkluzioneve:

“Duhet analizuar çdo detaj dhe dëshmi për të kuptuar motivet e vërteta dhe përgjegjësinë individuale të secilës.”

Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri të ashpër për arsye ende të paqarta, ndërsa rrethanat e sakta mbeten të paqarta dhe tronditëse për opinionin publik italian.

Related Posts

OBSH ngre alarmin: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor. Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi…

Ngj*arje e rëndë në Shkodër: 18-vjeçarja kon’sumon medikamente për vetvr*sje

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Shkodrës, ku një 18-vjeçare tentoi të japë fund j*tës duke kons*muar medikamente në banesën e saj. Sipas njoftimit të…

Tre të miturat në Korçë përfunduan në spital/ Zbulohen karamelet me kanabis që konsumuan vajzat, secila përmbante 10 mg THC

Tre vajzat e mitura të moshave 10, 7 dhe 3 vjeçe në qytetin e Korçës përfunduan në spital ditën e djeshme pasi konsumuan disa karamele që gjetën…

Kineze apo origjinale? Policia zbulon sa kushtuan orët e Mozzikut

Orët luksoze të reperit Mozzik kanë qenë kryetemë e diskutimeve gjatë 24 orëve të fundit. Ai ka blerë një Richard Mille dhe një Rolex. Fillimisht u raportua…

“Ka pacientë që mendojnë se i kanë bërë magji të zezë”/ Habit psikologu: Një lloj frikë…

Psikologu Eduart Tafa ishte një ditë më parë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli rreth besëtytnisë, magjisë së zezë, fallxhoreve. Ai komentoi…

Vjen lajmi i madh, Qeveria fal borxhet, ja çfarë duhet të dini

Qeveria ka prezantuar nismën “Paqja Fiskale 2026–2029”, e cila parashikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite dhe një skemë të re ripagimi me…