Rama ndryshon ligjin për OJQ-të. Ja çfarë ndryshon me nenet e reja që hyjnë në fuqi

Qeveria ndryshon ligjin për OJQ-të: Gjobë deri në 60 mijë lekë për të dhëna të rreme – ja çfarë parashikojnë nenet e reja

Tiranë – Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili sjell ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 80/2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, duke përforcuar rregullat për regjistrimin, mbajtjen e të dhënave dhe sanksionet administrative për shkeljet.

Ndër ndryshimet kryesore të miratuara janë:

Zëvendësimi i termit “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë” me emërtimin e ri “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”.

Rikategorizimi i termave ligjorë, ku “regjistrim tjetër” zëvendësohet me “regjistrim i ndryshimeve të të dhënave”.

Vendimi për regjistrimin ose çregjistrimin e një OJQ-je do të merret nga një gjyqtar i seksionit tregtar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Vendimet e gjyqtarit për mospranimin e kërkesave mund të ankohen në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 ditëve pune.

Shtohen sanksione të reja administrative:

60,000 lekë gjobë për deklarim të dhënash të pavërteta në regjistrin elektronik;

60,000 lekë gjobë për mosregjistrimin e ndryshimeve të të dhënave;

Këto vendime gjyqësore mund të ankohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Ligji i ri do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, dhe synon të forcojë transparencën, përgjegjshmërinë dhe korrektësinë ligjore në veprimtarinë e OJQ-ve në Shqipëri. /noa.al

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 20 shtator 2025

Dashi Do keni shume dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin me te vogël do debatoni me te. Xhelozia do arrije kulmin. Kujdes sepse jo çdo…

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane, duke u bërë me dije se duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën…

TRONDITËSE në Elbasan! 15-vjeçarja përdh*nohej nga bashkëjetuesi i nënës, gruaja fajëson të bijën

Një 37-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeçare, e cila ishte vajza e partneres me të cilën ai…

Te pashp*rtë/ Foshnja 20-ditëshe gjendet e gr*posur për së gj*lli

Një foshnjë 20-ditëshë u gjet e groposur për së gjalli në Indi pasi dyshohet se është braktisur nga e ëma. Foshnja u gjet rastësisht nga një bari…

Dhimbje e madhe! Ky është i riu që vd*q TR*GJIKISHT sot pas aksidentit në Vorë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Vorë, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në një aksident që ka lënë pas pasoja të rënda. Sipas…

Qëlluan me shishe në drejtim të Ramës, Kuvendi përjashton 10 ditë dy deputetët e PD-së! Emrat

Sekretariati i Etikës ka dënuar Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën të cilët akuzohen si fajtorë pasi shkaktuan kaos gjatë seancës plenare ditën e djeshme në Kuvend. Bardhi…