Një tjetër rast skandaloz është regjistruar në rrugët e Tiranës, këtë herë tek rrotullimi i Casa Italia, ku një makinë tip Toyota është futur me sens të kundërt, përballë trafikut të dendur dhe pa asnjë ndjesi përgjegjësie.
Pamjet filmike të siguruara nga një qytetar tregojnë momentin kur mjeti vjen përballë duke sfiduar çdo rregull dhe çdo logjikë rrugore. Qytetari që po udhëtonte normalisht, detyrohet të hipë me makinë në trotuar, për të shmangur përplasjen e sigurt.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës 19:58, kur rruga është plot me makina, por mesa duket për disa drejtues, rruga është “pronë private” dhe rregullat nuk vlejnë.
Mesazhi i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ. Të lutem publikoje dhe ishalla Policia Rrugore reagon dhe merr masa ndaj kësaj shoferje të pabindur dhe pse jo, t’i pezullohet patenta, pasi më ka rrezikuar jetën me paramendim si dhe mjetin. Kam manovruar mjetin tim duke hipur në trotuar për ta shmangur. Raste të tilla duhet të ndëshkohen dhe të publikohen për t’u bërë mësim për të gjithë shoferët e tjerë që ju duket rruga si oborri i shtëpisë ose si pronë private”.