Aksident tr*agjik në Zvicër: 2 adoleshentë humbin jetën, drejtuesi 16-vjeçar shqiptar

Një aksident i rëndë ka tronditur qytetin e Wohlenit në kantonin Aargau të Zvicrës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Mediat loakle bëjnë me dije se dy adoleshentë kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur rëndë, pasi automjeti Mercedes Benz me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe u përplas me murin e një shtëpie.

Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, ngjarja ndodhi rreth orës 04:45 në një zonë me kufizim shpejtësie prej 30 km/h. Mjeti, drejtohej nga një 16-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge, duke kaluar përmes një kopshti, duke goditur një pemë dhe më pas duke u përplasur fort me murin e një banese.

Zëdhënësi i policisë, Bernhard Graser, deklaroi për mediat zvicerane se pamjet në vendin e ngjarjes ishin “tronditëse”. Dy nga adoleshentët, njëri 16 dhe tjetri 19 vjeç, humbën jetën në vend, pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës për t’i shpëtuar. I plagosuri i tretë, një 19-vjeçar tjetër, shtetas zviceran nga kantoni i Cyrihut, ndodhej në sediljen e pasme dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë, shkruan Lecanton27.ch

Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për shkaqet e aksidentit. 16-vjeçari që drejtonte makinën nuk posedonte një leje drejtimi. Prokuroria publike ka urdhëruar marrjen e mostrave të gjakut dhe urinës, ndërsa është konfirmuar se mjeti luksoz Mercedes i përkiste vëllait të të miturit.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane LeCanton27.ch dhe Blick.ch, të tre të rinjtë ishin banorë të rajonit dhe besohet se makina po lëvizte me shpejtësi shumë më të lartë se kufiri i lejuar për zonën.

Policia kantonale dhe prokuroria vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Related Posts

Nuk shkoi të merrte vajzat nga dadoja, 29-vjeçarja gjendet e MB*TUR në një kanal

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Altrincham në Manchester, ku trupi i një gruaje të re është nxjerrë nga një kanal, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur…

MOMENTE TM*RRI, këngëtari i njohur g*ditet nga rryma elektrike gjatë një performance (VIDEO)

Një moment i frikshëm është regjistruar në një bar në Lima të Perusë, ku një këngëtar është goditur nga rryma elektrike gjatë një koncerti live. Mediat e…

Kjo gjë është ulëritëse! Kryeministri Rama i shqetësuar: E kam gjetur

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Hagë Hashim Thaçin. Rama shkruan se e gjeti Thaçin në formë të mirë dhe të qetë. Kreu i qeverise mesazhin…

Vr au “PIPIN” për VOTAT në Elbasan, lirohet nga BURGU ish-oficeri i RENEAS, Arbër Paplekaj!

Lirohet nga burgu ish-oficeri, Arbër Paplekaj, Paplekaj është ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani i njohur si “PIPI” në Elbasan. Pas dënimit…

I fundit! Lëkundje të forta tërmeti në det

Një tërmet me magnitudë 4.0 u regjistrua në orën 23:07 në Detin Adriatik pranë Mletit, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë. “Sonte, më 17 dhjetor 2025, në orën…

Sh*rr i madh ne Kuvend, sapo ndodhi

Garda e Republikës tentoi të largojë deputetët e Partisë Demokratike nga karriget e rezervuara për ministrat, duke shkaktuar përplasje dhe tensione në Kuvend. Kreu I Partisë Demokratike,…