۷’rasja e rojës në ۷lorë porosi nga Dubai, zbulohet roli i të arrestuarit me dy EMRA

Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në qytetin e Vlorës, është arrestuar si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”.

Në pranga ra Kleanth Bylyku, alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet si bashkautor në vrasjen me armë zjarri të Renato Hoxhajt, ngjarje që ndodhi më 27 prill 2025 pranë Poliklinikës së Vlorës.

Mësohet se 42-vjeçari ka patur rolin e ndihmësit të vrasësit. Ditën e vrasjes ai ka lëvizur në të njëjtin automjet me personin që e ka ekzekutuar.

Vrasja ka ndodhur me porosi nga Dubai për të vrarë rojen e objektit në ndërtim.

Ekzekutori është larguar drejt Greqisë dhe vazhdon në arrati.

“Policia, asnjë lëvizje!”/ Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë (VIDEO) 42-vjeçari i arrestuar Kleanth Bylyku ka qenë personi që e ka ndihmuar me lëvizjen, i ka dhënë informacionet e duhura për viktimën madje i ka siguruar edhe armën e zjarrit siç konfirmohet.

Ai ka qenë një pjesë e rëndësishme e grupit të ngritur për të vrarë 58-vjeçarin. Ka edhe persona të tjerë në këtë ngjarje të cilët janë identifikuar por ende nuk janë arrestuar. Vijon punë për hetimin e ngjarjes por edhe kapjen e personave të arrestuar.

Për personat e përfshirë në ngjarje ka pasur edhe një seancë gjyqësore në gjykatën e Vlorës, e cila ka caktuar masën e sigurisë për të gjithë në arrest me burg në mungesë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…