Pastori sfidon shtetin me kafen e tij, nuk liron hapësirën publike

Banorët e disa pallateve në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një abuzim që po ndodh me hapësiar publike.

Sipas tyre abuzimi po bëhet nga Paulin Vilajeti, një pastor dhe pronar i kësaj kafe në lagje. Duket se pastori është më i fortë se shteti, pasi lokali i tij ende vijon që të ushtrojë aktivitetin i pashqetësuar nga ndëshkimet administrative, pavarësisht se ka zaptuar hapësirën publike.

Disa ditë më parë inspektorët e IMT-së shkuan në zonë dhe urdhëruan lirimin e hapësirës së zaptuar. Paulini hoqi vetëm xhamat anësorë të lokalit të tij, ndërsa tavolinat nuk janë lëvizur vendit.

Banorët tregojnë se kanë bërë kërkesa në të gjithë institucionet përgjegjëse, që te Bashkia Tiranë, inspektoriatet e territorit, Komisariati nr 4, por rezultati ka qenë zhgënjyes. Lokali ende nuk është larguar, duke abuzuar me hapësirën e përbashkët. “Hapësira e përbashkët midis pallateve diku 80% është zënë nga kafja dhe kemi zhurma deri natën vonë,” thotë një banor.

Qytetarët kërkojnë që hapësira e zaptuar nga kjo kafe të lirohet sa më parë, dhe për këtë u bëjnë thirrje publike autoriteteve.

Në mesazhin e tij, denoncuesi shkruan:

Siç e shikoni pastori Paulin Vilajeti eshte me i forte se shteti dhe ka hequr vetem tenden dhe xhamat anash por siperfaqja e perbashket ose hapesira mes dy pallateve diku 80 % eshte zene nga kafja dhe kemi vetem zhurma deri naten vone. Tymi duhanit qe pijne klientet e kafes na hyne neper shpia nepermjet ballkonit dhe dritareve dhe asnjihere nuk mund te flejme rehat nga muzika e lokalit. Si banore i kemi bere ankesa te gjithe institucioneve qe ne muajin Mars Bashkise , IMT, IKMT, Komisariatit 4 dhe asnji rezultat ose përgjigje.

 

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…