Babai turk, nëna shqiptare: Policia procedon prindërit që dh*nonin vajzën në Korçë

Një video tronditëse e publikuar nga JOQ ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pazarit të Ri në Korçë ku një vajzë e vogël shihet duke qarë ndërsa prindërit e saj e tërheqin zvarrë në rrugë.

Në pamjet e publikuara, babai shihet duke e kapur vajzën për flokësh ndërsa nëna e mban nga krahu ndërkohë që vogëlushja duket e frikësuar.

Policia e Korçës ka identifikuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë prindërit që shfaqen në video. Bëhet fjalë për një baba me origjinë turke dhe një nënë shqiptare, të dy me nënshtetësi holandeze.

Në dëshminë e tyre para uniformave blu, ata janë justifikuar duke thënë se vajza kërkonte me ngulm të blinte lodra dhe se nuk pranoi të ecte, ndaj janë “detyruar” ta tërheqin në atë mënyrë.

Denoncimi fillestar u bë nga një qytetar i cili pa gjithë situatën që nga brenda një qendre tregtare e deri te pazari. Ai tha se vajza kishte rreth 15 minuta që qante dhe po tërhiqej zvarrë në rrugë nga prindërit e saj.

Related Posts

Vajza kthehet në shtëpi me një pallto që s’është e saj — përgjigjja e saj i la të gjithë pa fjalë

Kur Mila u kthye nga shkolla atë pasdite, babai i saj vuri re menjëherë diçka të pazakontë. Në duart e saj ishte një pallto që ai nuk…

Njihuni me profesionet më të çuditshme në botë (Ledhatues, Vajtues…)

Ndiheni pak të mërzitur me punën tuaj dhe dëshironi një ndryshim? Pse të mos provoni një nga këto punë… Ndoshta nuk janë për shijen e të gjithëve,…

Bëm baba që të ngjaj (FOTO)

Ai ka marrë miliona shikime në të gjithë botën… Një baba komedian tashmë është bërë i famshëm në rrjete sociale për imitimin e vajzës së tij. Josh…

Vogëlushja që në moshën 5-vjeçare u bë e famshme pasi u diagnostikua me paraIizë cerebraIe (VIDEO)

Ajo fiton 18 milionë dollarë në vit vetëm duke shpërndarë video argëtuese në internet. Anastasia Radzinskaya kishte 5 vjet kur u rendit e treta në listën e…

Prej vitesh pa asnjë kontakt me të atin/ Mes lotësh, Mali refuzon ta takojë: Një ditë do të ndodhë, i uroj gjithë të mirat në jetë

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka ardhur babai i Malit i cili kishte 7 vite pa pasur komunikim më të, pasi ai me ish-bashkëshorten e…

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale!

Zjarr i rënë një ditë më parë në Fllakë të Durrësit ku u dogjën 8 autobusë është referuar në prokurori si aksidentale. Në një njoftim, policia e…