Emigroi nga Shqipëria, Eleni Foureira tregon për nënën: Është heɾoinë – E kuptova pas lindjes së djalit tim

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, një nga emrat më të njohur në skenën muzikore greke dhe evropiane, ka folur së fundmi për jetën e saj personale në një intervistë prekëse ku rrëfeu me emocione historinë e emigrimit të familjes së saj nga Shqipëria dhe sakrificat e nënës së saj.

Në rrëfimin e saj, Foureira vlerësoi fuqishëm rolin e nënës, Marjeta, të cilën e quajti “heroinë”, për përkushtimin dhe dashurinë që tregoi në rritjen e katër fëmijëve në rrethana të vështira ekonomike.

> “Gjithmonë e kam dashur dhe e kam respektuar mamin tim, e kam pasur si heroinë. Rriti katër fëmijë në kushte shumë të vështira. Pas lindjes së djalit tim, Hermes, e kuptova edhe më thellë se çfarë ka bërë për ne. I thashë: nuk mund ta besoja që i rrite katër fëmijë pa para. Nuk kishim lodra, ajo qepte rrobat tona. Na rriti me kaq durim dhe dashuri”, tha këngëtarja.

### **Transformimi i amësisë: “Mësova çfarë është dashuria pa interes”**

Foureira tregoi gjithashtu se lindja e djalit të saj e ka transformuar si person. Amësia, sipas saj, e bëri të kuptojë thelbin e dashurisë së pastër dhe pa kushte.

> “Që nga momenti që djali im erdhi në jetë, kuptova sa spontane isha dikur dhe si humbet ajo me kalimin e viteve. Me të jam përpjekur të bëhem përsëri fëmijë. Është një ndjenjë e mrekullueshme, nuk krahasohet me asgjë tjetër. Mësova të dua pa interes. Kjo është dashuria e vërtetë.”

Rrëfimi i këngëtares ka prekur shumë ndjekës dhe fansa të saj, duke rikujtuar historinë e mijëra familjeve shqiptare që u përballën me sfida të mëdha në emigracion, por që ia dolën përmes sakrificave dhe dashurisë së pakushtëzuar prindërore.

Related Posts

🔆 H0T VlDE0 🔆

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë Rihter goditi së fundmi Gadishullin Kamchatka në Rusi, ndërsa shkencëtarët dhanë paralajmërim për cunami. Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare raporton për një tërmet…

I fundit! Paga minimale do të bëhet 500 euro, ja kur do hyjë në fuqi vendimi dhe kategoritë që e përfitojnë

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të bëhet 50 mijë lekë në vend të 40 mijë lekëve aktualisht. Qeveria zotohet të mbulojë efektet…

Tr*nditëse/ Foshnja 20-ditëshe gjendet e gr*posur për së gj*lli

Një foshnjë 20-ditëshë u gjet e groposur për së gjalli në Indi pasi dyshohet se është braktisur nga e ëma. Foshnja u gjet rastësisht nga një bari…

Deklarata e bujshme: Rama do të fundoset. Ja kush do i beje gjëmen

Gazetari i njohur, Robert Papa paralajmëron se dosja ‘McGonigal’ është aq e rëndë dhe e thellë, sa nëse nuk e ka ‘groposur’ tashmë kryeministrin Edi Rama, do…

E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet “përmbys” për këto tri shenja të horoskopit

Dashi Do të keni një ditë aktive dhe plot iniciativa. Yjet mbështesin projekte ambicioze dhe zgjedhje të guximshme në fushën e punës. Në dashuri, komunikimi i hapur…