Shkoi në Turqi për të mbjeIIë flokët, vd*s pas transplantit 38-vjeçari

Një turist britanik ka ndërruar jetë në Turqi në mënyrë tragjike pasi iu nënshtrua një transplanti flokësh, ndërsa autoritetet turke kanë nisur një hetim penal ndaj klinikës private ku u krye ndërhyrja.

Sipas mediave britanike, 38-vjeçari kishte fluturuar drejt Stambollit dhe iu nënshtrua një operacioni që zgjati rreth pesë orë, në klinikën CINIK, në lagjen Beşiktaş. Por pas ndërhyrjes, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ndërroi jetë. Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, përpara se të rikthehet në Britani.

Policia turke ka nisur hetimet, duke e trajtuar rastin si vrasje nga pakujdesia. Sipas mediave vendase, janë marrë në pyetje stafi i klinikës, përfshirë kirurgun, anestezistin dhe infermierët.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike konfirmoi vdekjen dhe deklaroi: “Po mbështesim familjen e britanikut që ndërroi jetë në Turqi dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”.

Turqia është kthyer në një qendër botërore për transplantet e flokëve, duke realizuar gati 60% të ndërhyrjeve në shkallë globale. Më shumë se 1 milion pacientë udhëtojnë çdo vit drejt këtij vendi për trajtime të tilla, falë çmimeve të ulëta dhe ofertave që përfshijnë operacionin dhe akomodimin.

Por ky boom i “turizmit mjekësor” po shoqërohet me rritje të rasteve tragjike. Vetëm vitin e kaluar, Anne Towlson, një nënë 58-vjeçare nga Britania, ndërroi jetë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike në një spital tjetër në Stamboll. Ajo kishte planifikuar një liposuksion dhe ndërhyrje në bark, por mjekët e bindën që në moment të fundit të bënte edhe një ngritje krahu. Ajo zhvilloi komplikacione serioze dhe nuk mori ndihmën e nevojshme në kohë.

Ndërkohë, një tjetër britanik, Luke Horsfield, 26 vjeç, mbeti me plagë dhe zona pa flokë pas një transplant të pasuksesshëm në një klinikë tjetër të Stambollit. Ai u shpreh se ndjehej më keq pas ndërhyrjes dhe mezi arriti të marrë një rimbursim të pjesshëm, ndërkohë që u detyrua të riparojë dëmet në një klinikë në Britani.

Këto raste po ngrejnë alarmin për rreziqet që fshihen pas ofertave “tunduese” të klinikave në Turqi, ku jo gjithmonë kontrolli dhe cilësia përputhen me çmimin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…