Mᶏηiaku në Durrës ηdjek këmba-këmbës dy vajzat: Fliste fjalë të pista

Një qytetare ka denoncuar një ngjarje shqetësuese të ndodhur gjatë rrugës për punë në Durrës, në zonën midis Urës së Dajlanit dhe plazhit. Ajo dhe një shoqe e saj janë përballur me një person që ka filluar t’i ndiqte në mënyrë të çuditshme, duke folur nëpër dhëmbë fjalë banale dhe duke u afruar deri në një cep të rrugës, siç shihet edhe në foton e bashkangjitur.

Kjo sjellje i ka shqetësuar ata dhe ka ngritur dyshime për qëllimet e personit. Sipas denoncueses, individë të tillë shpesh veprojnë me qëllim ndaj vajzave ose grave që janë të vetme, sepse i dinë mundësitë për të i frikësuar dhe shpëtuar pa pasoja.

Qytetarja e cila denoncon rastin apelon që kjo sjellje të trajtohet me seriozitet dhe të raportohen raste të tilla për të garantuar sigurinë e vajzave dhe grave që lëvizin vetëm. Ajo thekson se këta individë nuk janë të rastësishëm, por veprojnë në mënyrë të qëllimshme, duke zgjedhur momente dhe individë të caktuar për të realizuar veprimet e tyre. Ajo u bën thirrje të tjerëve që të ndajnë përvoja të ngjashme dhe të reagojnë bashkërisht për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë.

Denoncimi i qytetares:

Përshëndetje! Zona midis urës së Dajlanit dhe plazhit, Durrës. Sot, gjatë rrugës për në punë bashkë me një shoqe, u përballëm me një person që na afrohej në mënyrë të çuditshme, fliste nëpër dhëmbë dhe na ndiqte për gjatë rrugës drejt plazhit. Na u bë shumë i dyshimtë dhe në fund ndaloi në një cep të rrugës, siç shihet edhe në foto. E ndaj këtë sepse kjo sjellje është shqetësuese dhe e rrezikshme, sidomos për vajzat e gratë që lëvizin vetëm. Këta tipa nuk janë aspak budallenj, përkundrazi, e dinë mirë kë përzgjedhin dhe kur e bëjnë veprimin. Ata veprojnë ndaj vajzave ose grave që janë të vetme, sepse e dinë që është më e lehtë t’i frikësojnë ose t’i shpëtojnë ndëshkimit. Në prani të burrave ose çiftit burrë-grua, nuk guxojnë as të afrohen. Kjo është sjellje e qëllimshme, jo “çmenduri”, dhe duhet trajtuar siç e meriton me raportim dhe reagim komunitar. Nëse dikush tjetër e ka përjetuar diçka të ngjashme, është mirë të flasim dhe të. Fliste nën zë fjalë të pista.

Related Posts

Tr*gjedi e dyfishtë/ Nusja sheh vjehrrën që u godit nga një makinë , pëson infarkt dhe vd*s

Liliana Podestà dhe Laura Mecheri ishin dy gratë që vdiqën në fund të pasdites së 26 dhjetorit në Pistoia, në Via Fiorentina, në zonën e Sperone. E…

Autobusi me pasagjerë del nga rruga dhe përmbyset, humbin jetën 4 persona, 9 të tjerë plagosen

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në zonën Esenyurt të Stambollit, ku…

E BUJSHME, SPAK merr ne hetim GJYKATEN KUSHTETUESE, e rende cfare ka ndodhur

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për pranimin e padisë së kryeministrit Rama per rrëzimin e kërkesës së SPAK mbi pezullimin e Belinda Ballukut, duket se ka…

Paga në Gjermani për Shqiptarët 2025 – Sa është paga minimale, mesatare dhe sa para mbeten në muaj

? Paga në Gjermani për Shqiptarët 2025: Sa Fiton Realisht dhe Cilat Janë Punët Më të Paguar Gjermania është një nga destinacionet kryesore për shqiptarët që kërkojnë…

Lindi me Dy Hunda dhe një Sy të Tretë – Mjekët Thanë e Pamundur… Ja Çfarë Ndodhi Më Pas

Ai erdhi në jetë duke mos i ngjarë asnjë fëmije që mjekët kishin parë ndonjëherë më parë — një fytyrë e vogël e formuar nga një gjendje…

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

Gazetari i njohur Hamdi Jupe ka rrëfyer një histori të rrallë nga jeta e tij kur shërbente si shef kabineti i kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi. Ai…