Hasi me gra të vetmuara, burra në Angli dhe fëmijë që mezi njohin baballarët

Një reportazh i publikuar nga media britanike “Daily Mail” hedh dritë mbi fenomenin alarmant të emigrimit masiv të burrave dhe djemve nga qyteti i Hasit drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas artikullit, vetëm në vitin 2022, mbi 13,000 shqiptarë përfshirë edhe adoleshentë kanë hyrë ilegalisht në Britani me gomone, me bindjen se do të gjejnë mundësi të pafundme për fitim, kryesisht në tregun e zi. Në kulmin e eksodit, 4 në 10 emigrantë me gomone ishin nga Shqipëria dhe nga asnjë vend nuk ishte më i madh largimi sesa nga Hasi, një komunë me vetëm 5,000 banorë.

Largimi masiv i meshkujve ka krijuar një shoqëri të pabarabartë në Has, ku shumë familje udhëhiqen nga gratë dhe ku fëmijët rriten pa praninë e baballarëve, të cilët i shohin vetëm përmes ekranit të telefonit. Vajzat adoleshente në qytet kalojnë kohën në kafenetë lokale pa asnjë perspektivë, ndërsa djemtë u thonë mësuesve “shihemi në Londër” para se të lënë shkollën. Raporti thekson se 8 në 10 familje në këtë zonë mbijetojnë vetëm falë të ardhurave të dërguara nga emigrantët në Britani, por çmimi social është i lartë ndarje familjare, rritje e divorceve dhe mungesë figurash prindërore.

Historia e Besmirës, një grua e re në Has, e cila prej katër vitesh nuk e ka parë burrin e saj Arbenin që punon në një kantier ndërtimi në Manchester, është një nga shumë të tilla që përshkruan këtë realitet të hidhur. Ndërsa komuniteti lokal përpiqet të krijojë alternativa për të ndalur këtë eksod përfshirë ndërtimin e një “fshati turistik” për të ofruar punësim sfida demografike dhe sociale mbetet e madhe. Emigrimi i burrave është kthyer në plagën e heshtur të Hasit, një reflektim i qartë i asaj që po ndodh edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…