SPAK kap vlonjatin/ Pastronte paratë pasi kishte marrë mbiemrin e gruas kolumbiane, e tradhtoi një “dhuratë”

Dhuratat nuk janë gjithmonë thjesht dhurata. Kështu ka rezuluar nga hetimi pasuror i SPAK që ka zbuluar se si Eridan Munoz Guerriero, i cili në vendin e tij njihet si Eridan Veliu, angazhoi kompani ndërtimi dhe të afërm për të pastruar paratë e kokainës.

Në dosjen që Top Channel disponon ku gjatë javës u kërkua konfiskimi i 21 pasurive, rezulton se në një rast një kompani ndërtimi në qytetin e Vlorës i fali në 2013 një të afërmi të trafikantit katër apartamente në zonën e Ujit të Ftohtë.

Në episodin tjetër, blerja e një trualli prej 444 metra katrorë tokë gjatë martesës nga bashkëshortja shqiptare, e cila ja kaloi pjesën e pronësisë trafikantit konsiderohet gjithashtu e pajustifikuar nga SPAK dhe për këtë arsye kërkohet konfiskimi.

Emri i vlonjatit i cili mori mbiemrin e bashkëshortes kolumbiane doli nga hetimet e Belgëve, që hetuan 124 narkotrafikantë të ekspozuar jo vetëm nga përgjimet por edhe bisedat në Sky Ecc.

Si të dyshuar se porositën krime përmes këtyre aplikacioneve, në Shqipëri janë goditur disa organizata kriminale, anëtarët e të cilave janë edhe nën hetim pasuror, raporton Anila Hoxha.

Në shumë shtete në Evropë po kryhen hetime ndaj shtetasve që u prekën nga çështjet e Sky ECC dhe Enchro chat dhe ku ata dalin të implikuar në çështje të ndryshme.

Dosja e parë e finalizuar nga SPAK që nxori emra zyrtarësh të policisë, prokurorisë, biznesmenë dhe ish deputetë është Metamorfoza, që ishte objekt në Gjykatën kushtetuese e cila njëzëri vendosi të legjitimojë hetimet bazuar në SKY ECC.

Pavarësisht hetimeve voluminoze të prokurorisë së posaçme SPAK dhe masave të aprovuara nga gjykata, deri më tani asnjë shtetas shqiptar nuk e ka dorëzuar aplikimin e tij në gjykatën e Strasburgut. Me shumë gjasë çështja numër një që do tu vijë prej Shqipërisë do të jetë ajo e “Metamorfozës”.

Related Posts

Monika Kryemadhi flet për divorcin: ‘Nuk ia fal kurrë Ilir Metës’!

Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për divorcin me Ilir Meta, duke shpjeguar se marrëdhënia e tyre u ndërlikua nga prapaskenat politike dhe ndikimi i…

E rëndë: 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit, përfundon në spital

POGRADEC – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i një fqinji, në…

Sa njerëz janë v_rarë në luftën SHBA-Izrael-Iran dhe sa shtete janë përfshirë?

Këto shifra bazohen kryesisht në njoftimet nga qeveritë, ushtritë, autoritetet shëndetësore dhe shërbimet e ndihmës së shpejtë të vendeve përkatëse Që nga momenti kur SHBA dhe Izraeli…

Horoskopi ditor, e premte 20 mars 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do hyje ne një faze edhe me te bukur gjate kësaj dite. Do merreni me tepër me atë qe keni ne krah…

Mbledhja e qeverisë, Rama bën ndryshime në kabinet, zbulohen detajet

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një ndryshim të rëndësishëm në radhët e kabinetit qeveritar, duke emëruar Anisa Rusetin në postin e zv.ministres së Brendshme. Ky vendim…

E bujshme! Veliaj përplaset me oficerët e burgjeve, ajo çfarë ka kërkuar do iu habise

Më datë 11 Mars, mediat raportuan se 61 mijë faqe materiale nga dosja i janë dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Durrësit. Në fakt, e vërteta…