Pamje prekëse nga Durrësi: Gruaja në karrocë, burri përpiqet të çajë rrugën mes trotuareve me gropa

Një emigrant shqiptar i kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në vendlindje është ndjerë thellësisht i prekur nga një skenë që pa me sytë e tij në rrugët e Durrësit. Ai ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania një video që flet më shumë se çdo fjalë.

Në pamje shfaqet një burrë, me shpatulla të përkulura nga lodhja, duke shtyrë një grua me karrocë. Ecën ngadalë, me kujdes dhe përkushtim, por rruga përpara i bëhet pengesë. Trotuari është me gropa, me lartësi të papërshtatshme dhe aspak i aksesueshëm për persona me aftësi ndryshe. Burri e ngre karrocën me mundim, përpiqet të gjejë mënyrën më të lehtë për të kaluar, ndërsa kalimtarët e tjerë thjesht shikojnë dhe vazhdojnë rrugën.

Emigranti që ka regjistruar videon shprehet:

“Përshëndetje JOQ, jam një emigrant nga Anglia dhe sot teksa po dilja pashë këto pamje që më erdhën keq realisht. Në Durrës minimumi s’ka trotuare as për njerëzit normal, jo më për ata me aftësi të kufizuara!”

Në një qytet bregdetar ku çdo verë mbushen rrugët me turistë, Bashkia e Durrësit ende nuk ka arritur të sigurojë trotuare të denja, as për qytetarët, e aq më pak për ata me aftësi të kufizuara.

 

Related Posts

Fotoja virale e Miss Finlandës ndez akuza për r*ᶏcizëm dhe reagime ndërkombëtare

Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga ish-Miss Finlanda, Sarah Dzafce, ka shkaktuar polemika të forta dhe reagime të ashpra ndërkombëtare, pasi u interpretua si gjest…

Detaje të reja nga shp ërthimi në Tiranë. Pistë edhe për shkak të detyrës së xhaxhait

Tiranë, 19 Dhjetor 2025 Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse i ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Selitës së…

E reja ndërron j*të vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

Një rast i rëndë ka tronditur opinionin publik britanik, pasi një nënë e re e dy fëmijëve humbi jetën vetëm dy ditë pas kryerjes së ndërhyrjeve estetike…

E trishtë në Greqi! Rrëzohet nga kati i katërt, humb j*tën i riu shqiptar

Një tragjedi ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Selanik, kur një 19-vjeçar shqiptar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt, e për pasojë ka humbur…

E fundit! Nuk ndodhte prej vitesh, meteorologia tregon cmendurine e motit

Meterologia, Lajda Porja, në lidhje live për Euronews Albania këtë të enjte bëri parashikimin e motit. Sipas saj, parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të shoqërojnë pjesën…

Parashikimi i horoskopit 19 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu qe çdo hap duhet hedhur i mirëmenduar….