5 javë që ish-bashkëshortia nuk i jep fëmijët, Bardhoku do drejtësi

Ky që shikoni është Bardhok Gjergji nga Mirdita, i cili prej disa kohësh ndodhet në një proces divorci me ish bashkëshorten e tij Vojsava Tuci.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve. Martesa e tyre nuk po funksiononte si më parë dhe ata vendosën që të ndahen. Pas ndarjes, Gjykata e Lezhës ka vendosur që për fëmijët duhet të kujdeset Vojsava, por Bardhoku ka të drejtë që t’i marrë çdo të premte në orën 16:00 deri të dielën në orën 16:00.

Më konkretisht në vendimin e gjykatës thuhet: “I pandehur Bardhok Gjergji ka të drejtë t’i takojë dhe t’i mbajë fëmijët e mitur E, A dhe A Gjergji, nga ora 16:00 e ditës së premte deri në orën 16:00 të ditës së dielë pasuese të çdo jave, 15 ditshin e parë të muajit Gusht të çdo viti, si dhe javën e fundit të muajit dhjetor të çdo viti tek.”

Por Bardhoku ka mbi 5 javë që nuk i ka takuar të vegjlit e tij, pasi sikur thotë ish-bashkëshortja nuk po respekton vendimin e gjykatës dhe i ndalon fëmijët që të takohen me të. Qytetari ka bërë disa ankesa në Komisariatin e Mirditës dhe të Lezhës, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

Bardhoku nuk kërkon asgjë më shumë, vetëm që vendimi i gjykatës të respektohet dhe ai të mund të takojë fëmijët e vegjël. Ai tregon se fëmijët kanë dëshirë ta takojnë, por nëna e tyre bashkë me familjarët e saj nuk i lejojnë.

Institucionet duhet të reagojnë që ky baba të gjejë drejtësi, të takojë fëmijët e tij, të rrijë me ta, të luajë e të përkujdeset ashtu sikur çdo prind ka të drejtë.

Në mesazhin e plotë ai thotë:

Pershëndetje JOQ. Un që po ju shkruaj jam nje qytetar nga Mirdita dhe desha qe te bej nje denancim pran redaksis tuaj. Une jam ne nje hall aq te madh saqë nuk po mundem që te takoj fmit e mi, sepse ish gruja Vojsava Tuci bashk me familjarët e vet dhe vvokaten po mi mbajn fmit jasht deshires tek familja e vet. Une i jam drejtuar Komisarjatit Mirdit si dhe Komisarjatit Lezhe dhe nuk me kan dhan asnje zgjidhje. Edhe pse giykata e Lezhes e ka lëshuar me vendim giykate që me 28 01 2025 që un si baba ti marr femit çdo jav nga 48 or, ata nuk me japin anje pergjigije, përveçse i leshojn ish-bashkshortes urdhra mbrotje. Tani un dua që te giej nje zgjidhje per te takuar fëmijët e mi. Ju lutem postojeni.

 

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…