“Nuk duam më turistë Instagrami”/ E papritur, banorët në Alpe vendosin hyrje me pagesë për në mal

Në veri të Italisë, në zemër të Alpeve, fermerët vendas kanë vendosur barriera me pagesë në disa prej vendeve më të fotografuara në rrjetet sociale, për të ndalur turmat e turistëve që shkelin pronat e tyre.

Vizitorët që duan të hyjnë në zona si Seceda dhe Tre Majat (Drei Zinnen) tani duhet të paguajnë 5 euro për të kaluar në këto vende “instagrammable”. Arsyeja? Shumë turistë futen pa leje, lënë mbeturina dhe kalojnë nëpër livadhe private vetëm për një foto të bukur.

“Kalojnë qindra njerëz çdo ditë nëpër tokat tona, hedhin mbeturina dhe nuk respektojnë asgjë. Vendosëm pagesë për të bërë një deklaratë,”– tha Georg Rabanser, pronar toke dhe ish-sportist në ekipin kombëtar.

Carlo Zanella, presidenti i Klubit Alpin Alto Adige, mbështet fermerët. Ai shprehet i revoltuar me turizmin e tepruar dhe do që qeveria të ndërhyjë.

“Do e rrisja pagesën nga 5 në 100 euro. Madje do mbyllja edhe llogaritë e influencer-ëve,”- thotë ai.

Sipas Zanella-s, turistët e dikurshëm vinin të përgatitur për ecje, me veshje të duhura dhe harta. Sot, shumë vijnë me shapka dhe çadra plazhi, ngjiten në mal me teleferik dhe mbeten lart sepse nuk dinë as orarin e kthimit.

Sipas ligjit italian, hyrja në parqet natyrore si Dolomitet duhet të jetë e lirë. Por deri tani, autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të hequr pagesat që kanë vendosur fermerët. Në zonën Santa Cristina janë punësuar roje për të mbajtur turistët në shtigje dhe për të parandaluar përdorimin e dronëve.

Ndërkohë, në pjesë të tjera të Italisë po vendosen masa kufizuese ndaj turizmit masiv. Në Aosta, vizitorët nuk mund të shkojnë me makinë në mal, duhet të përdorin autobus me pagesë. Në liqenin Braies, hyrja kushton 40 euro për makinë. Në Sardenjë, ndalohet të hapësh gropa për çadrat, të tymosësh, ose të shtrihesh pa tapet në rërë. Në Elba dhe Diano Marina ndalohet ecja me rroba banje jashtë plazhit, gjoba deri në 500 euro. Në shumë zona, ndalohet muzika e lartë dhe alkooli për konsum në rrugë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…