Alfred Cako pl*s “b*mbën”: Ja kush fshihet pas vr*sjes së Sokol Olldashit, si Rama ‘el*minoi politikisht’ Veliajn

Shqipëria duket se është mbërthyer nga kthetrat e dy familjeve politike, ët të Ramës dhe Berishës. Alarmin e ka dhënë konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako, i cili ka zbardhur planin sekret që, sipas tij, po luhet pas kuintave për të çimentuar pushtetin në dekadën e ardhshme. Përmes një shënimi të gjatë në rrjetet sociale, ai i pretendon se Edi Rama, pas katër mandateve si kryeministër, synon të bëhet President i Republikës për 10 deri në 14 vite, ndërsa paralelisht ka nisur lëvizjet për të eliminuar çdo pengesë politike. Cako trondit opinionin duke deklaruar se pas vrasjes së Sokol Olldashit fshihen të njëjtat skema të errëta që sot po përgatitin terrenin për një marrëveshje mes Ramës dhe Berishës.

Sipas tij, Rama ka “neutralizuar” Erion Veliajn për t’i hapur rrugën dorëzimit të Bashkisë së Tiranës tek familja Berisha, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushtetuese që i duhen për t’u bërë President. Në këtë plan, sipas tij, në vitin 2027 ai parashikon edhe emërimin e një kryeministreje femër, ndërsa qytetarët do të përballen me rrezikun e humbjes së plotë të sovranitetit kombëtar. Ndërkohë konspiracionisti i njohur Cako paralajmëron se Kodi i ri Penal dhe marrëveshjet me OBSH do të kthehen në armë kundër lirisë së fjalës dhe popullit shqiptar, ndërsa vendi rrezikon të boshatiset nga emigrimi masiv. Në fund teoricieni i njohur, Alfred Cako i bën thirrje për zgjim kombëtar, duke u shprehur se më mirë “një fund i tmerrshëm, sesa një tmerr pa fund”.

JA REAGIMI I PLOTË Z, ALFRED CAKO:

Operacioni President, si po shitet sovraniteti i Shqipërisë

Ja pse do të kandidoj për President, nëse ky do votohet nga populli; E.K.Rama, lideri i Rilindjes dhe flamurit të shqyer të ylberit – që po shpopullon Shqipërinë e po thyen portat e shtetit në favor të të huajve apo që po lufton me deputetët pa shtyllë kurrizore t’ia japë këtë fundvit sovranitetin kombëtar Organizatës mafioze të Shëndetësisë Botërore, OBSH, në raste pandemish (nënkupto plandemish që ka mundësi të rifillojnë në dimrin e 2026-’27) – do të zgjidhet pas mandatit të katër si Kryeministër, President i Republikës për dy mandate ose për 10 vjet (ndoshta dhe 14 vjet nëse e rrit mandatin e tij nga 5 në 7 vjet). Edi Rama është 61 vjet dhe më 2027 ai do të jetë 63 vjeç. Ai synon tu shërbejë liberalëve ndërkombëtarë deri në vitin 2037 ose 2041 në moshën 73 apo 77 vjeç.

Nëse ndodh kjo, Rama hyn në garë në fund të mandatit të Presidentit B.Begaj më 2027 dhe për këtë i duhet të ndryshojë kushtetutën, veprime për të cilat do t’i duhet të joshë opozitën me pazare si këto veprimet për t’i dhënë asaj hapësirë në pushtetin lokal – pas lirimit të drejtorive, – t’i falë kryebashkinë e Tiranës në vjeshtë ndoshta për Argitën që më pas ta katapultojnë në krye të PD dhe kryeministre të viteve ’30.. Pengesë që Rama të bëhej President ishte E.Veliaj dhe goditja e tij u bë për ta liruar vendin dhe për t’ia dhënë Tiranën familjes Berisha dhe Rama të bëhet President me kompetenca shumë të gjera. Pengesë për këto plane të këtyre dy familjeve që në bashkëpunim me Klubin Bilderberger dhe Fondacionin Soros po punojnë për vete dhe për ta dhe jo në interes të popullit shqiptar, ishte edhe Ilir Meta.

Po kështu këta vranë të gjithë së bashku edhe S.Olldashin. Dyshja e ndërkombëtarëve Berisha-Rama nuk duan rivalitet në skemat e tyre të sundimit dhe kontrollit të popullit shqiptar të cilin kanë shumë vjet që e pshurrin mbi kokë Për të forcuar pozitat e tij si diktator i fshehur, sot si kryeministër dhe nesër si President, ai po përgatit një Kod Penal të ri në bashkëpunim me disa juristë shqiptarë, eunukë sorosianë, – për të vrarë fuqinë e fjalës së lirë të cilën e shohin si pengesë dhe një liri që sot konsiderohet nga Rilindasit e berishianët si një privilegj që si takon popullit, shoqërisë dhe mediave. Por liria për të folur është një dhuratë e Zotit për të gjitha speciet. Nuk ka ndonjë bilbil a laraskë, ndonjë sorkadhe, qen a qingj, që duhet të këndojë me dekret dylberistësh.

Presidenti i kontrollit dhe luftës

Unë e ndjej dhe besoj që Presidenti i ardhshëm do të ‘zgjidhet’ nga populli. Rama mund të vendosë një kryeministre femër më 2027. Kjo është tabloja e zymtë që unë shikoj deri në fund të viteve ’30. Ndërkohë shqiptarët do vazhdojnë të largohen nga keq-qeverisja e qëllimshme sipas planeve të Cubriloviqit, nëse ata do vazhdojnë të flenë gjumë e do t’i lejojnë këto skema ogurzeza që duan të vrasin lirinë, demokracinë dhe vetë ekzistencën e kombit, mbi kokën e tyre. Po kështu, më 2027, nëse do të ketë luftë Evropë-Rusi dhe Evropë-USA (për Kanadanë e Groenlandën) Rama do të nxjerrë ligje për shërbim të detyrueshëm ushtarak për fasha moshash të ndryshueshme dhe me terror do t’i mobilizojë e do t’i çojë në fushat e kasaphanës në Poloni, Bjellorusi, vendet baltike, Skandinavi, etj. Gjithashtu parashikoj që do t’ja japë, në rast të një PLANDEMIE në fillim të vitit 2027, sovranitetin ndonjë njeriu me ngjyrë të dërguar nga OBSH, i cili do drejtojë dhe menaxhimin e Plandemisë dhe zbatimin e Ligjit Ushtarak me NATO-n, kundër Rusisë.

Stop planit për Shqipërinë pa shqiptarë

Për të ndalur këto plane ogurzeza unë kam shpallur kandidaturën për President dhe do luftoj:

1- Ta prish kodin penal në pikat që godet liritë themelore të qytetarëve dhe mediave;

2- Nuk do lejoj dërgimin e ushtarëve shqiptarë në thertoren e luftës;

3- Do prish marrëveshjen me OBSH për p(l)andemitë;

4- Do ndal hemorragjinë e largimit të shqiptarëve;

5- Do rregulloj ligjin për emigracionin në Shqipëri dhe ligjet për tu bërë qytetar shqiptar në favor të interesave të shqiptarëve.

6- Do ndal planet për ta bërë Durrësin metropol të të huajve dhe do rishikoj çështjen e dhënies së Sazanit e Butrintit të huajve.

“Një fund i tmerrshëm më mirë se një tmerr pa fund”

Ka shumë njerëz që ky vendimi im ju duket utopi. Jeta ka treguar se arritjet e mëdha fillojnë me ëndrra “utopike”. Për këtë qëllim dua të ngre një Komitet me këshilltarë për të hedhur piketat për realizimin e këtij plani shumë të vështirë por jo të pamundur për të rrëzuar dy bajlozët e politikës 35 vjeçare, Berisha&Rama të cilët synojnë ta mbajnë pushtetin dhe sundimin e popullit shqiptar (kjo është gjysma e së keqes) në bashkëpunim me interesat antishqiptare të të huajve, kushdoqoftë ai. Kush dëshiron të vendosë një tullë në murrin e këtij objektivi strategjik, le të më shkruajnë këtu në personal. Mos harroni që po luftojnë populli kundër dy familjeve se kush do sundojë Shqipërinë. Socialistë, demokratë, indiferentë, zgjohuni. Motoja ime është: Fitore! Por dhe nëse nuk fitojmë, më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Leku i madh po vjen, por kur?! Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, rroga mesatarja 1200 euro, pensionistët do..

Panorama.al ka siguruar programin që do të prezantohet ditën e nesërme (18 shtator) në seancën parlamentare në Kuvend. Screenshot_14 Në kapitullin “Puna dhe Kapitali” njerëzor të programit…

Moti bën kthesën drastike në këtë ditë të javës? Lajda Porja bën parashikimin e bujshëm

Shqiperi — Sipas sinoptikanes Tanja Porja, vendi ynë do të përjetojë një ndryshim të lehtë të kushteve atmosferike gjatë 24 orëve në vijim, me një rritje të…

U rrëzua nga pallati, nderron jete tr*gjikisht aktori ne lule te jetês

Aktori i njohur, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare pasi është rrëzuar nga pallati i tij. Menglong, i njohur më së miri për rolin…

E FR*KSHME! Ngrohja globale, dalin hartat, zonat në Shqipëri që mund të fundosen nën ujë pas disa vitesh

Ideja që qytete të tëra të zhyten nën ujë mund të tingëllojë si komploti i filmit më të fundit fantastiko-shkencor. Por kjo mund të bëhet realitet në…

Apel për ndihmë nga Vlora: Babai im ka nevojë urgjente për gjak, po lu*fton me vd*ekjen!

Një vajzë nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë për babain e saj, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën….

Paga reale, 130 € më pak se në 2020: çmimet po “hanë” rrogën e shqiptarëve

Rritja e pagave që qeveria e paraqet si sukses, në realitet “po hahet” nga çmimet e larta. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, paga reale…