Festa kthehet në tra*gjedi/ Dy persona humbin j’etën nga të shtënat me armë zjarri, gjashtë të tjerë pl*gosen

Një festë në Los Angeles është kthyer në tragjedi pasi nga disa të shtëna me armë zjarri, humbën jetën dy persona dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë dhe dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga anëtarët e bandat kriminale.

Drejtuesja e Policisë së Los Anxhelosit, Leticia Ruiz, konfirmoi se oficerët që po patrullonin zonën vunë re një person të armatosur që vrapoi drejt vendit ku po festohej një ditëlindje dhe e mbyllën festën rreth orës 23:00. Në atë moment, një i dyshuar u arrestua për armëmbajtje. Më pas dy orë më vonë, u regjistruan disa të shtëna drejt turmës së njerëzve pas festës.

Një burrë, që besohet të jetë midis moshës 25 dhe 30 vjeç, u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa një grua 52-vjeçare u dërgua në spital dhe atje ndërroi jetë. Dy të tjerë, një burrë 34-vjeçar dhe një burrë 37-vjeçar, u dërguan me urgjencë në një spital të zonës në gjendje kritike. Përveç kësaj, tre burra, të moshës 62, 28 dhe 26 vjeç, si dhe një grua 28-vjeçare, u dërguan në spital në gjendje të qëndrueshme.

Dëshmitarët thanë se të shtënat erdhën nga një sedan i kuq. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet. Autori ose autorët e dyshuar janë ende të lirë. Të hënën në mëngjes, detektivët e vrasjeve të LAPD-së vazhduan të intervistonin dëshmitarët dhe të kontrollonin vendin e ngjarjes për prova.

Related Posts

“Jam i ç’mendur, hap rrugën”, qytetari denoncon: U fut në kundravajtje dhe më nxorri p*stoIetën!

Një ngjarje shqetësuese është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në zonën e Mëzezit në Tiranë, në rrugën dytësore që të çon drejt…

Ky është ish-polici që u ekz*kutua në Vaun e Dejës, u dënua për v’rasjen e kushëririt por s’e pranoi kurrë

Detaje të reja kanë dalë pas ekzekutimit të Frrok Lleshajt, ngjarje që tronditi mbrëmjen e sotme zonën e Paçramit në Vaun e Dejës. 65-vjeçari rezulton të ketë…

Arrestohet me dh*në drejtuesi i një mjeti në Vlorë, qytetari: U g’odit me grushta nga PoIicia!

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të regjistruar në Vlorë, ku tregohet momenti i një ndërhyrjeje të ashpër nga ana e efektivëve…

39 djem humbin j’etën pas ceremonisë masive të synetIIëkut

Një rit tradicional që synon të shënojë kalimin nga fëmijëria në burrëri ka rezultuar fatal për dhjetëra të rinj në Afrikën e Jugut. Të paktën 39 djem…

Stuhi shiu dhe breshër në Kosovë, përmbytje në disa qytete (Pamjet)

Reshjet e fuqishme të shiut dhe breshërit kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke përfshirë Brezovicën, Gjilanin, Ferizajn dhe disa fshatra të Gjakovës. Stuhi të pasdites së…

Nga trenat e Bolonjës në zyrat e Parlamentit Europian: Historia frymëzuese e Eriseld Zenelit

4 Gusht 2025 – Djali i një shoferi kamioni dhe i një amviseje shqiptare, Eriseld Zeneli, është sot një nga punonjësit e Parlamentit Europian në Luksemburg. Historia…