“Jam i ç’mendur, hap rrugën”, qytetari denoncon: U fut në kundravajtje dhe më nxorri p*stoIetën!

Një ngjarje shqetësuese është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në zonën e Mëzezit në Tiranë, në rrugën dytësore që të çon drejt QTU-së.

Një qytetar që po lëvizte me makinë në drejtim të QTU-së tregon se është përballur me një drejtues tjetër mjeti që vinte kundravajtje, me targë AB 519 NP, duke krijuar një situatë të rrezikshme në rrugë.

“Po ecja rrugës dytësore pranë Spitalit Hygeia, kur më vjen një person përballë në kundravajtje. Filloi të ulëriste si i çmendur ‘jam i çmendur, hape rrugën!’ Kur i thashë që ku po shkon kundravajtje, ai më tha ‘a polic je ti?’ dhe hapi krahun pak më lart, duke ardhur drejt meje me një pistoletë në dorë.”

Momenti i rrezikshëm është filmuar dhe shfaqet në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania. Në pamje, shihet se rreth vendngjarjes kishte edhe qytetarë të tjerë që u alarmuan nga sjellja agresive e këtij personi.

Video është filmuar në momentin që personi në fjalë futet në makinë për të lënë armën dhe kthehet sërish duke i ulëritur drejtuesit të mjetit.

Pasi përballja verbale përfundoi, ai është futur sërish në makinë, ndërsa dëgjohet duke ulëritur nëpër dhëmbë, në një gjendje që duket e paqëndrueshme.

“Si ka mundësi që ende ka njerëz të tillë në rrugë? Me armë, në kundravajtje dhe me këtë lloj sjelljeje agresive, është e frikshme të qarkullosh.”

Ngjarja hedh dritë mbi mungesën e kontrollit dhe sigurisë në rrugët e vendit, ku çdo qytetar mund të përballet me rrezik për jetën nga individë që lëvizin me armë dhe pa asnjë sens përgjegjësie.

Institucionet duhet të marrin masa urgjente për identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të kësaj sjelljeje të papranueshme.

 

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…