Ka mjaftuar rreth 5 minuta shi i rrëmbyer që të shkatërrojë thuajse tërësisht punën e të gjithë vitit për disa fermerë të Lushnjes.
Shiu që përfshiu gjatë pasdites së sotme jugun e vendit, veç përmbytjeve masive që shkaktoi në Vlorë, la pas edhe dëme të mëdha në frutikulturë.
Në pamjet që redaksia jonë ka siguruar, duket se si dardhat janë shkëputur nga pemët dhe kanë mbushur tokën. Nuk dihet nëse fermerët do të marrin ndonjë dëmshpërblim nga Ministria e Bujqësisë për këtë fatkeqësi natyrore.
“Situata në Lushnje me 5 minuta breshër. Ishte shumë i fortë,” shkruan një qytetar.