SυImohet s*ksυaIisht gruaja nga instruktori teksa fIuturonin me parashutë

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Tunizi, ku një turiste raportohet se është sulmuar seksualisht.

Sipas mediave të huaja, gruaja britanike, nënë e dy fëmijëve, thotë se është sulmuar seksualisht teksa ishte duke fluturuar me parashutë, nga instruktori.

Ajo pretendon se instruktori e ka prekur me dorë dhe e ka afrua rtrupin e tij pas të tijit, ndërsa ata ishin të lidhur së bashku në ajër mbi qytetin turistik të Sousse.

Ajo kishte rezervuar një fluturim me parashutë në çift me një shoqe, por stafi u tha se frynte shumë erë që të ngjiteshin bashkë.

Në vend të kësaj, secila prej tyre do të fluturonte me një instruktor. Shoqja e saj shkoi e para dhe nuk pati probleme.

Duke parë nga plazhi, ajo vuri re se kishte qartë një distancë të konsiderueshme midis shoqes së saj dhe guidës mashkull, por ajo tha se fluturimi i saj ishte një përvojë krejtësisht e ndryshme.

“Ndjeva pjesën e pasme të bikinit duke u tërhequr dhe ai po tërhiqte rripin. Me siguri po e shtrëngonte rripin për të më afruar. Këmbët e tij më rrethuan, njërën dorë e kishte ngritur mbi parashutë, tjetrën jo. Pastaj e ndjeva që më preku këmbën. Ai po më prekte me dorë, po lëvizte para-mbrapa drejt meje dhe më fliste në arabisht. E ndjeva duke më prekur. Vazhdoja ta përkulja shpinën. Ndihesha e dhunuar, e ndyrë dhe e frikësuar. Ishte vetëm një djalosh i ri, ndoshta rreth të 20-ave. Ishte një përvojë e tmerrshme dhe u frikësova shumë. Ndihesha e pafuqishme pezull në ajër”, tha ajo për “The Sun”.

Gruaja thotë se shpërtheu në lot sapo zbriti në tokë dhe menjëherë ia raportoi incidentin menaxherit të qendrës së sporteve ujore. Më pas ajo shkoi në policinë lokale.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…