“Me trishtim të madh…”/ Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 33-vjeçare

Aktorja e njohur, Kelly Mack, e cila luajti në serialin “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare.

Mack, emri i vërtetë i së cilës ishte Kelly Lynn Klipnow, ndërroi jetë më 2 gusht pas një beteje me kancerin, njoftoi familja e saj. Mediat e huaja shkruajnë se aktorja ishte diagnostikuar me gliomë, një tumor në tru që prek sistemin nervor qendror, sipas një deklarate të lëshuar nga familja e saj në CaringBridge.

Familja e 33-vjeçares tha se do të mbajë një “festim të jetës së saj” në Glendale, Ohio, më 16 gusht, i ndjekur nga një shërbim përkujtimor për miqtë dhe kolegët e saj në Los Angeles.

“Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Kelly-t tonë të dashur”, shkroi familja e saj në një postim në “Instagram”.

“Një dritë kaq e ndritshme dhe e ngrohtë ka kaluar në anën tjetër, ku të gjithë përfundimisht do të shkojmë. Kelly ndërroi jetë në paqe të shtunën në mbrëmje, me nënën e saj të dashur Kristen dhe tezen Karen pranë saj. Kelly tashmë ka arritur shumë nga të dashurit e saj në formën e fluturave. Ajo do të na mungojë shumë më tepër sesa mund të shprehin fjalët”, vijoi postimi nga familja.

Related Posts

Deti bëhet “i kuq si gjaaku” në Iran, pamjet virale që po ‘ngjallin frikëra biblike’

Pamje mbresëlënëse kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku deti pranë ishullit Hormuz në Iran shfaqet i ngjyrosur në të kuqe të errët, duke ngjallur reagime të forta…

Trump firmos urdhrin ekzekutiv: ‘Superioritet amerikan në hapësirë’, rikthim në Hënë deri në 2028, bazë e përhershme dhe energji bërthamore në orbitë

Hera e fundit që njerëzit zbarkuan në Hënë ishte gjatë misionit Apollo 17 të NASA-s në dhjetor 1972. Ishte zbarkimi i gjashtë dhe i fundit njerëzor në…

E peson keq Benet Beci, SPAK e merr të pandehur, e rende cfare ju zbulua

Prokuroria e Posaçme mori të pandehur kryebashkiakuan e Shkodrës, Benet Beci, duke i komunikuar akuzën, që rëndon mbi të. Beci akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera…

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 Paga bazë minimale mujore për punonjësit në…

Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave

Të tjera përgjime kanë dalë nga dosja hetimore e zv/kryeministres Belinda Balluku, me vartësin e saj Evis Berberi. Sipas dosjes hetimore, Balluku flet me Berberin për pagesa…

“Ngjarje e rë’ndë: 19-vjeçari shqiptar humb j*tën pas rënies nga ballkoni ambuIanca arriti shumë vonë”

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një 19-vjeçar shqiptar humbi jetën pas rënies nga ballkoni i një pallati. Ngjarja ndodhi rreth…