“Pensionistët shqiptarë më të keqpaguarit në Europë”/ Berisha: Ua blenë votën me 100 euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar situatën e pensionistëve shqiptarë, duke i quajtur më të keqpaguarit në Europë.

Ai kritikoi shpërndarjen e 100 eurove nga qeveria si një “farsë elektorale” për të blerë vota. Sipas statistikave të Eurostatit që paraqiti Berisha, pensionistët shqiptarë marrin pensione shumë më të ulëta në krahasim me vendet e tjera europiane dhe ato të rajonit.

Ai theksoi se kjo situatë është rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit qeveritar.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Farsa elektorale 11 maj 2025 kishte aspektet më çnjerëzore, më cinike.

Edi Rama përdori dhuratën 100 euro për pensionistë, për 760 mijë pensionistë, për të ndikuar për votën në një kohë kur unë kam sjellë këtu një statistikë të Eurostatit.

Dhe kjo statistikë e Eurostatit tregon se pensionistët shqiptarë në të gjithë Europën janë ata që paguhen më pak se të gjithë të tjerët.

Janë ata, të cilët në vlerë nominale mujore paguhen 50 përqind më pak se sa vendi i parafundit, se sa Turqia.

Kurse në fuqi blerëse të monedhës, ata janë pothuajse tre herë nën Turqinë.

Janë rreth dy herë nën Bosnjen dhe janë mbi dy herë gjer në 6.5 herë nën pensionistët e tjerë.

Pra në qoftë se me fuqi blerëse, nuk po them se me kështu janë 20-30 herë, por po marr fuqinë blerëse se ky është tregues më real, me fuqi blerëse, pensionisti shqiptar është rreth 7 herë nën një pensionist evropian.

U ndala te ky grafik për dy arsye.

Për të dënuar politikën çnjerëzore që ndiqet ndaj pensionistëve, një politikë e cila bazohet kryekëput për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit qeveritar.

Mos harroni se këta 760 mijë pensionistë, që siç e shihni në fuqi blerëse marrin 2 deri në 2.5 herë më pak se dy vendet e parafundit, marrin shumë më pak se minimumi jetik i premtuar, i cili do ishte 1.6, por do ishte 2.4, më shumë se sa është sot dhe natyrisht 100 eurot e dhuruara kanë pasur efekt jashtëzakonisht të këta njerëz që marrin një mesatare në muaj prej 133 eurosh.

Po të kemi parasysh çmimet, të cilat janë 117 përqind, pra 17 përqind më të larta se mesatarja e BE, i bie që hendeku midis pensionistit shqiptar dhe pensionistit evropian me mesatare pension të jetë edhe shumë herë më i madh.

Related Posts

“Është vetëm çështje kohe”, paralajmërim i fortë: Drejtësia do të arrijë tek kryeministri, pritet …

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, e ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e sotme në Këshillin e Mandateve në Kuvend, të cilit SPAK…

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 Paga bazë minimale mujore për punonjësit në…

Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar, figure e shquar dhe shume e dashur

Një lajm i trishtë për botën e medias në Shqipëri. Gazetari Marin Nikolla ka ndërruar jetë në moshë fare të re në Spitalin Nënë Tereza, pas një…

Rama flet troç për Linda Ramën: U bëra burrë 24 karat, ja çfarë më dha ajo, që gratë tjera nuk ma dhanë dot

Momenti më i rëndësishëm në jetën e Edi Ramës, është dita kur Linda pranoi që të ishte gruja e tij. Kështu deklaroi kryeministri në një intervistë për…

Te henen ‘çm*nden’ temperaturat, njihuni me parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri ne reshje debore si dhe alternime kthjellimesh. Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në…

Aksident tr*gjik ne vend, nje i vd*kur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, ku një i moshuar ka përplasur për vdekje një 67-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Edhe pse është…