I fundit! Rama me tjeter vendim te papritur: Nga kjo datë të gjithê..

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se, duke filluar nga 1 gushti, receta mjekësore në format unik ka nisur të zbatohet në të gjithë vendin. Kjo risi synon të përmirësojë cilësinë e shërbimit shëndetësor, duke siguruar më shumë siguri për pacientët dhe duke reduktuar burokracinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky ndryshim “vjen dëshmia për më shumë siguri për pacientët, më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët, dhe një ndjekje më të saktë të trajtimit”.

Përfitimet e sistemit të ri
Farmacistët e kanë përshëndetur ndryshimin, duke e cilësuar si një lehtësim real në punën e tyre. Ata theksuan se formati i ri përmban të gjithë elementët e nevojshëm për një ekzekutim të saktë të recetës.

Siguri më e lartë: Sistemi i ri ndihmon veçanërisht profesionistët e rinj të përcaktojnë saktë emrin e barnave dhe dozat, duke ulur ndjeshëm mundësinë e gabimeve mjekësore.
Lehtësi për pacientët kronikë: Për pacientët me sëmundje kronike, receta e re mund të vlejë deri në gjashtë muaj, duke shmangur nevojën për vizita të shpeshta te mjeku.

Qartësi në përshkrim: Medikamentet do të shkruhen sipas përbërësit aktiv, duke e bërë procesin më të qartë dhe duke shmangur konfuzionin që shkaktonin emrat e ndryshëm tregtarë.

Ky ndryshim, i quajtur si “një investim modest” me ndikim të madh, pritet të përmirësojë ndjeshëm komunikimin mes mjekut dhe farmacistit. Për të garantuar funksionimin e duhur të sistemit, farmacistët kanë bërë apel që të gjitha institucionet mjekësore t’i përmbahen udhëzimeve të reja

Related Posts

Ndjekje si në filma, 30-vjeçari shqiptar arrestohet pasi tentoi t’i ikte policisë

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë ën prangat e policisë italiane një natë më parë, ndërsa kryente maniovra të rrezikshme në rrugë. Por para se të ndalohej mes…

Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan në Dhërmi! I shoqëruar nga policia, sheiku niset drejt vilës së Ramës

Këtë të shtunë, jahti luksoz “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të…

Me pantallona të shkurtra, Rama dhe Balluku drekë në “Kep Merli” me zëvendëskryeministrin e Emirateve (Video)

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministra të qeverisë së tij, ka pritur këtë të shtunë zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al…

DETAJE / Shkoi dy orë me vonesë dhe i dehur, Shpat Kasapi akuzohet se rrahu edhe nusen në dasmën ku duhej të këndonte!

Një dasmë në një restorant në Shkabaj të Kosovës është shndërruar në skenë kaosi dhe dhune, ku protagonist është këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Ai, bashkë me…

Sherr në dasmë: Dhëndri dhe dasmorët rrahin brutalisht Shpat Kasapin

Një incident i rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi…

Peshkatari mendon se kap peshkun e madh, Ja pamjet se cfare i ndodhi ai pasi u afrua te shihte..(VIDEO)

Fale videove virale rreth pervojave te tyre ne det, peshkataret jane bere goxha te famshem ne rrjetet sociale. Oqeanet jane shtepia e mijera zbulimeve te çuditshme qe…