Trendi i rr’ezikshëm në TikTok, infIuencerja thyen shtyIIën kurrizore

Një blogere ruse ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore pas përpjekjes për të marrë pjesë në një sfidë virale në TikTok, frymëzuar nga reperja e njohur Nicki Minaj.

Mariana Barutkina, 32 vjeç, nënë e re dhe me mijëra ndjekës në Instagram, tentoi të rikrijonte pozën ikonike nga videoklipi “High School” i vitit 2013 të Minaj, një trend që së fundmi ka pushtuar rrjetet sociale, ku përdoruesit shfaqen në pozicione akrobatike mbi këpucë me taka ekstreme.

Në përpjekje për t’u bërë pjesë e trendit, Barutkina u përpoq të ulej në një kuti qumështi për foshnje, e vendosur mbi një tenxhere , e cila nga ana tjetër qëndronte mbi një banak kuzhine prej mermeri. Por në një momenta, blogerja humbi balancën dhe tenxherja rrëshqiti. Ajo u rrëzua pas banakut, duke përfunduar në dysheme me dëmtime serioze në shpinë dhe tani do të duhet të mbajë korse për tre muaj dhe të rikuperohet me kujdes.

Kjo “sfidë e Nicki Minaj” ka marrë përmasa virale, duke shtyrë përdoruesit të realizojnë poza me shkallë të rritur rreziku, shpeshherë duke balancuar me taka mbi shishe, tenxhere, madje edhe mbi kone trafiku. Barutkina është një nga rastet e para të dokumentuara me lëndime të rënda nga kjo sfidë.

Ngjarja e Barutkinës vjen si një kujtesë se ndjekja e verbër e trendeve në rrjetet sociale, sidomos atyre me elementë fizikë të rrezikshëm, mund të ketë pasoja të rënda.

Related Posts

101 vjeç dhe ende punon 6 ditë në javë: ja sekretet e jetëgjatësisë

Një grua nga New Jersey, SHBA, ka befasuar botën me energjinë dhe vitalitetin e saj. Ann Angeletti, 101 vjeçe, ende punon gjashtë ditë në javë në dyqanin…

Një javë para se të lërë detyrën! Altin Dumani merr lajmin e madh nga Anglia

Në prag të përfundimit të mandatit të tij si drejtues i SPAK, Altin Dumani është vlerësuar nga autoritetet britanike me një medalje të veçantë mirënjohjeje, duke kurorëzuar…

Tërmeti në Japoni, pl’agosen 30 persona! Pamje nga lëkundjet e forta (VIDEO)

Tërmeti i fortë që goditi Japoninë të hënën ka plagosur të paktën 30 të plagosur. Numrin e të plagosurve e njoftoi të martën kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi….

Aksident i rëndë në vend, disa të pl’agosur transportohen drejt spitalit

Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier- Ballsh, pranë fshatit Plyk. Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën…

U nis nga baza ushtarake në Gjermani, shkoi në Rumani dhe zbarkoi në Tiranë, avioni i CIA-s amerikane në tokën shqiptare, cili është misioni i “Hercules”?!

Orët e para të mëngjesit të datës 14 Nëntor 2025 nuk kanë qenë edhe aq të qeta për operatorët e Aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, kur një…

“S’ka ngrënë prej dy ditësh, fle jashtë me batanije të lagura. Albano ka nevojë për ndihmë!”

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë urgjente për një burrë të quajtur Albano Zeneli, i cili po kalon ditë të…