Tm*rr, 43-vjeçari pranoi se ai e ka vr*rë dhe e ka v*rrosur në oborr vëllain e tij

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se e kanë zbardhur tërësisht rastin e zhdukjes së 42-vjeçarit I.I. nga Kavadari, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, 42-vjeçari ishte vrarë nga vëllai i tij 43 vjeç me iniciale S.I.

“Sot (06.08.2025), DPB-Kavadar ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar kundër S.I. (43) nga Kavadari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “vrasje”, sipas nenit 123 të Kodit Penal. Ai dyshohet se më 27.07.2025, në shtëpinë familjare në Kavadar,

me një mjet metalik i ka shkaktuar plagë vëllait të tij I.I. (42) nga Kavadari, nga të cilat ai ka ndërruar jetë, dhe më pas trupin e tij e ka varrosur në një objekt ndihmës në oborrin e shtëpisë së përbashkët. Më konkretisht, dje (05.08.2025), motra e tyre V.O. (44) në orën 11:00 e ka raportuar në DPB Kavadar zhdukjen e vëllait të saj I.I..

Ndërsa në orën 13:00 ka raportuar se në objektin ndihmës në oborrin e shtëpisë së vëllezërve të saj, ku kishte shkuar me bashkëshortin, kishin vërejtur një gropë të mbuluar me dhe të lirshme, duke dyshuar se ndoshta vëllai i saj i zhdukur mund të ishte varrosur aty. Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes dolën prokurori publik, zyrtarët policorë dhe përfaqësues nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup, si dhe nga një kompani funerale u hap gropa dhe u gjet trupi i pajetë i I.I..

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi dhe ekspertizë. Po atë ditë në orën 14:40, pas kontrolleve operative dhe marrjes së informacioneve dhe në koordinim me prokurorin publik, zyrtarët policorë e arrestuan S.I., të cilin më pas e dërguan në prokurori, ku gjatë bisedës zyrtare ai e pranoi veprën”, thuhet në njoftimin e Policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…