Panik në ajër/ Avioni u nis drejt Bazelit, por kthehet urgjentisht në aeroport pas përp’lasjes me zogjtë

Një avion i kompanisë ajrore me kosto të ulët “Wizz Air”, i cili ishte nisur dje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit, është detyruar të kthehet menjëherë pas ngritjes, për shkak të një përplasjeje me një tufë zogjsh.

Sipas informacioneve nga mediat në Shkup, përplasja ka shkaktuar dëmtim në njërin prej motorëve të avionit. Bëhet fjalë për fluturimin me numër WZZ1KX në linjën Shkup–Bazel, i cili, pas një kohe të shkurtër në ajër, është kthyer në aeroportin e Shkupit dhe ka realizuar një ulje të sigurt, pa pasoja për pasagjerët dhe ekuipazhin.

Drejtori i M-NAV, Vladimir Risteski, në një prononcim për mediat, ka deklaruar se situata të tilla ndodhin herë pas here dhe, ndonëse për rastin konkret nuk ka dhënë më shumë detaje, ka bërë të ditur se do të ndërmerret një hetim për të përcaktuar shkakun dhe përmasat e dëmeve të shkaktuara

Related Posts

30 vjet pa të atin/ Djali çek kërkon babain shqiptar që nuk e ka takuar kurrë: U takua me nënën time në Gjermani

Roman Kun?ar, është një i ri nga Çekia që ka mbërritur pak ditë më parë në Shqipëri me një mision mjaft të veçantë. Roman, i cili këtë…

“Rama delegon pushtetin real”, gazetari i njohur paralajmëron: Balluku rrezikon të ketë fatin e Veliajt

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, ka analizuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar dhe rolin në rritje të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Kokës,…

“Erion Veliaj sot, ‘u varros’ politikisht”/ Mandati 4 qeverisës, reagon analisti: Vetëm Rama mund ta bëjë këtë…

Kryeministri Edi Rama këtë enjte shpalosi prioritetet dhe përgjegjësitë që u kërkon mandati i katërt, duke prezantuar edhe kabinetin e katërt qeverisës. Në një emision televiziv, analisti…

Dikur pjesë e Kembrixh, kush është mjekja radiologe që Rama emëroi si Ministre Shëndetësie

Profesoresha e radiologjisë, Evis Sala, është ministrja e re e Shëndetësisë. Sala do të kthehet nga Italia në Shqipëri, ku me njohuritë dhe eksperiencën e saj, do…

Dreka me verë e peshk në burg, gazetarja: Bëmë gëzuar për lirimin e tij nga qelia…!

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja e njohur Anduena Llabani, e cila bëri bujë me deklaratën e saj ku tha se kishte konsumuar një…

Horoskopi i Dashurisë nga Paolo Fox për periudhën 11–17 shtator 2025 për çifte dhe beqarët

Çdo mesjavë, pas zodiakut javor të të Hënës, Paolo Fox sjell dhe horoskopin enkas për dashurinë. Kjo periudhë 11 deri 17 shtator 2025 sjell emocione të forta…