I ka shpëtuar 5 atҽntateve, qëIIohet në pishinën e hotelit bosi i mafiҽs në Mal të Zi

Marko Ljubisa, i njohur ndryshe dhe me nofkën “Kan”, ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë pranë pishinës së një hoteli në Przno, të Budvës.

Sulmi dyshohet se u krye nga një mysafir i hotelit, sipas raportimeve të gazetës Vijesti.

Mediat lokale e kanë konsideruar Ljubisën si lideri i një grupi kriminal në Budva, që punon ngushtë me klanin e Shkaljarit.

Kan është prej vitesh objektiv i sulmeve nga klani rival i Kavaçit, i cili ka tentuar disa herë ta eliminojë.

Ai u ka shpëtuar të paktën pesë atentateve, dy herë në Beograd dhe tre herë në Budva.

Një rast është ai i një sulmi të armatosur në gusht të vitit 2019 në Budvë, ku u plagosën dy shokët e tij, por ai mbeti i pa dëmtuar.

Përveç sulmeve në Mal të Zi, Kan është qëlluar edhe në Beograd, ku ka jetuar dhe udhëtuar shpesh ndërmjet Beogradit dhe Budvës. Sulmi i parë ndaj Kanit ndodhi në vitin 2009 në Beograd, kur ai u qëllua në parkingun e Arenës së Beogradit pas një ndeshjeje futbolli, ku ai u qëllua në qafë, dhe policia më pas arriti në përfundimin se bëhej fjalë për disa nga llogaritë e tij të pazgjidhura kriminale. Në vitin 2013, ai u plagos rëndë në Beograd, por arriti të mbijetojë.

Në janar të vitit 2021, policia malazeze arrestoi dy persona nga Beogradi, të cilët dyshohet se ishin vrasës me pagesë të dërguar për ta eliminuar Kanin. Gjatë arrestimit u gjetën armë dhe një fotografitë e Marko Ljubisës, si objektivi i atentatit.

Related Posts

Pas gjithë bujës, vjen reagimi i Ledion Liços (Foto)

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe aludimesh të shumta për jetën e tij personale dhe nisjen e sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”, moderatori…

Vd*s 19 vjecari shqiptar, detajet e renda

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese…

Edi e nxjerr zbuluar pa dashje produksionin

Hyrja e Ludo Lee, trazoi lojën e Edit në BBVK. Ai po gjykohet se po bëhet avokat I Edit duke mbështetur lojën e tij. Në bised se…

“Është vetëm çështje kohe”, paralajmërim i fortë: Drejtësia do të arrijë tek kryeministri, pritet …

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, e ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e sotme në Këshillin e Mandateve në Kuvend, të cilit SPAK…

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 Paga bazë minimale mujore për punonjësit në…

Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar, figure e shquar dhe shume e dashur

Një lajm i trishtë për botën e medias në Shqipëri. Gazetari Marin Nikolla ka ndërruar jetë në moshë fare të re në Spitalin Nënë Tereza, pas një…