5 pagesat që duhet t’i hiqni urgjentisht! Po e hanë rrogën tuaj si “krimb”

Në datë 1 merr rrogën. Në datë dy, pasi ke paguar faturat, ke ca qindarka në xhep. Si dreqin ndodhi kjo, dje more rrogën?

Pa përfshirë pagesat e energjisë elektrike, ujit dhe internetit, një pjesë të mirë të rrogës mund të jeni duke e shpenzuar në abonime apo anëtarësime që s’ju duhen fare.

I pari i këtij lloji është anëtarësimi në palestër i cili kushton mesatarisht 30 mijë lek të vjetra për muaj. Shanset janë që ju të jeni nga ata njerëz që paguan muajin, zotohet të ushtrohet rregullisht dhe nuk shkel kurrë në palestër. Të njëjtën gjë bën dhe muajin tjetër dhe sërish nuk e sheh derën e palestrës. Këto janë para të çuara dëm. Anulloni anëtarësimin dhe ushtrohuni në shtëpi kur të keni zell ose merrni ajër nga liqeni. Të dyja janë falas.

Një tjetër pagesë vrasese për llogarinë tuaj bankare është paketa e gjerë e kabllorit. A ju duhen vërtetë 200+ kanale? A i ndiqni të gjithë? Nëse po, a s’mendon se është koha të bësh diçka me jetën tënde? Anullojeni tërësisht paketën e kabllorit dhe ose paguani Netflix për diku tek $7 në muaj, ose gjeni një kompani interneti që ofron edhe kanale televizive me linjën e internetit.

Aboneja duket si ide e mirë në fillim. Paguan 16 mijë lek të vjetra në fillim të muajit dhe nga aty e tutje, t’i hipësh autobusit është praktikisht falas. Nëse ndërroni katër autobusa në ditë, kjo këshillë s’është për ju, por nëse njëherë në kaq përtoni të ecni, po çoni para dëm. Bëni llogaritë. Sa herë në muaj i hipni autobusit. Çdo vlerë më e vogël se sa shpenzoni për abonenë është sinjal që po shpërdoroni të ardhurat tuaja.

Kur morët në bankë kartën tuaj të debitit ose kreditit, ju kërkuan të firmosnit një kontratë, të cilën me siguri nuk e keni lexuar ndonjëherë. Para mund të zhduken nga llogaria juaj dhe ju s’e merrni vesh. Shikoni me kujdes kushtet e kontratës. Disa karta mbajnë komision për çdo përdorim, disa karta mbajnë komision vetëm në instanca specifike. Ose shmangni aktivisht të tilla pagesa, ose transferohuni në një bankë që s’ju mban të tilla komisione.

Sa foto keni në celular? 2000? 5000? Mund të jeni dhe ju duke vuajtur të njëjtin fat të errët të memories së pamjaftueshme dhe iu drejtuat iCloud. Për 50GB vetëm $1. Për ca më shumë GB, ca më shumë dollarë. Zëvendësimi perfekt është Google Photos. Mjafton të keni një llogari në Google dhe aplikacioni i ngarkon automatikisht fotot. S’ka limit dhe është tërësisht falas. Më falenderoni më vonë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

“F*rri në tokë”, d*gjet vendi, ja sa pritet te shkojnë temperaturat sot

Parashikimi i motit për ditën e shtunë Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke favorizuar një mot të kthjellët në…

Motrat i kërkojnë pasurinë, vëllai përlotet dhe jep mesazhin që do t’ju rrenqethë

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishin 3 motra të cilat kishin ftuar vëllain e tyre, Roxhensin të cilin i ati e…

Aks*dent i tm*rrshem! Polici hero shpëton 3 persona në Fier, shikoni pamjet mrekulli

Një ngjarje e rëndë, por me një akt heroizmi të rrallë, ka ndodhur në Fier, në Qafën e Koshovicës. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e…

HABIT Marjana Kondi: Kur ishim të rinj burri më bëri… thashë qyqja ky nuk më do më!

Do e kuptosh kur të rritesh!”Kjo ka qenë pergjigja që shumë nga femijët gjatë komunizmit merrnin nga prindërit e tyre. Mbi këtë pyetje ngrihet dhe “Stand Up…

SPAK godet fort, arrestime nga bota e mafies. Edhe Presidenti i ekipit futbollit “Erzeni” në kërkim

Julian Balla, një nga personat në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit për trafikun e 17 tonëve kokainë, rezulton pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj,…

Rishfaqet virusi i Nilit, deri më tani 10 viktima, çfarë duhet të keni kujdes

Dhjetë persona kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali këtë vit, me raste të sëmundjes së përhapur nga mushkonjat të raportuara edhe në pjesë të…