Euro prek minimumin historik, ekspertët: Ja faktorë që ndikojnë në zhvlerësimin e monedhës

Gjatë javës së parë të gushtit, euro preku një minimum të ri historik, duke rënë poshtë nivelit të 97 lekëve.

Këtë të premte, në pikat e këmbimit valutor, një euro blihet për 96.5 lekë. Ky nivel i ulët, sipas ekspertëve, shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen i përvitshëm.

“I vetmi justifikim i mundshëm për rënien mund të jetë pjesa e turizmit. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe po sillen çdo ditë e më tepër para dhe ndoshta ky është faktori kryesor që ka çuar në një forcim edhe më të madh të monedhës vendase. Kjo është arsyeja kryesore, mendoj, për këtë rënie në minimumin historik të euros në këto ditë të fundit”, thotë eksperti Klodian Muço.

Por ndryshe nga vitet e mëparshme, kur euro niste të fitonte pikë përballë lekut në përfundim të sezonit, të paktën në vitin e fundit, kjo traditë është “thyer”.

“Shqipëria është një vend ku logjika ekonomike nuk të ndihmon. Ne jemi në kulmin e sezonit turistik, normalisht supozohet që në të ardhmen monedha jonë do të zhvlerësohet, pra do të ikë fluksi turistik dhe do të rikthehemi te gjendja e mëparshme. Por, po të kemi parasysh vitin e kaluar, në shtator ra edhe më shumë sesa në gusht. Kjo tregon që logjika ekonomike këtu te ne lë për të dëshiruar, sepse këtu ka informalitet shumë të lartë, kemi depërtim të ekonomisë kriminale.

Kur korrupsioni, evazioni, krimi i gjenerojnë kryesisht të ardhurat në valutë dhe më pas këto shkëmbehen në exchange, janë edhe këto faktorë që ndikojnë në vlerësim dhe zhvlerësim. Prandaj nuk i këshillon dot qytetarët të blejnë apo jo në këtë moment. Sipas logjikës ekonomike duhet të blejnë, por realiteti është i pasigurt”, u shpreh ai për “Vizion Plus”.

Nga rënia e vazhdueshme e euros ka humbës dhe fitues.

“Rënia e euros stimulon importuesit, ata që kanë marrë kredi në monedhë të huaj, por të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase.

Humbësit janë ata që eksportojnë jashtë, janë një sërë kompanish eksportuese në vend, fitimet e të cilave po bien nga muaji në muaj si pasojë e këtij forcimi të monedhës vendase dhe zhvlerësimit të euros, sepse pagesat vijnë në euro, euro po humbet nga dita në ditë”, tha Klodian Muço.

Related Posts

“F*rri në tokë”, d*gjet vendi, ja sa pritet te shkojnë temperaturat sot

Parashikimi i motit për ditën e shtunë Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke favorizuar një mot të kthjellët në…

Motrat i kërkojnë pasurinë, vëllai përlotet dhe jep mesazhin që do t’ju rrenqethë

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishin 3 motra të cilat kishin ftuar vëllain e tyre, Roxhensin të cilin i ati e…

Aks*dent i tm*rrshem! Polici hero shpëton 3 persona në Fier, shikoni pamjet mrekulli

Një ngjarje e rëndë, por me një akt heroizmi të rrallë, ka ndodhur në Fier, në Qafën e Koshovicës. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e…

HABIT Marjana Kondi: Kur ishim të rinj burri më bëri… thashë qyqja ky nuk më do më!

Do e kuptosh kur të rritesh!”Kjo ka qenë pergjigja që shumë nga femijët gjatë komunizmit merrnin nga prindërit e tyre. Mbi këtë pyetje ngrihet dhe “Stand Up…

SPAK godet fort, arrestime nga bota e mafies. Edhe Presidenti i ekipit futbollit “Erzeni” në kërkim

Julian Balla, një nga personat në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit për trafikun e 17 tonëve kokainë, rezulton pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj,…

Rishfaqet virusi i Nilit, deri më tani 10 viktima, çfarë duhet të keni kujdes

Dhjetë persona kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali këtë vit, me raste të sëmundjes së përhapur nga mushkonjat të raportuara edhe në pjesë të…