Euro prek minimumin historik, ekspertët: Ja faktorë që ndikojnë në zhvlerësimin e monedhës

Gjatë javës së parë të gushtit, euro preku një minimum të ri historik, duke rënë poshtë nivelit të 97 lekëve.

Këtë të premte, në pikat e këmbimit valutor, një euro blihet për 96.5 lekë. Ky nivel i ulët, sipas ekspertëve, shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen i përvitshëm.

“I vetmi justifikim i mundshëm për rënien mund të jetë pjesa e turizmit. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe po sillen çdo ditë e më tepër para dhe ndoshta ky është faktori kryesor që ka çuar në një forcim edhe më të madh të monedhës vendase. Kjo është arsyeja kryesore, mendoj, për këtë rënie në minimumin historik të euros në këto ditë të fundit”, thotë eksperti Klodian Muço.

Por ndryshe nga vitet e mëparshme, kur euro niste të fitonte pikë përballë lekut në përfundim të sezonit, të paktën në vitin e fundit, kjo traditë është “thyer”.

“Shqipëria është një vend ku logjika ekonomike nuk të ndihmon. Ne jemi në kulmin e sezonit turistik, normalisht supozohet që në të ardhmen monedha jonë do të zhvlerësohet, pra do të ikë fluksi turistik dhe do të rikthehemi te gjendja e mëparshme. Por, po të kemi parasysh vitin e kaluar, në shtator ra edhe më shumë sesa në gusht. Kjo tregon që logjika ekonomike këtu te ne lë për të dëshiruar, sepse këtu ka informalitet shumë të lartë, kemi depërtim të ekonomisë kriminale.

Kur korrupsioni, evazioni, krimi i gjenerojnë kryesisht të ardhurat në valutë dhe më pas këto shkëmbehen në exchange, janë edhe këto faktorë që ndikojnë në vlerësim dhe zhvlerësim. Prandaj nuk i këshillon dot qytetarët të blejnë apo jo në këtë moment. Sipas logjikës ekonomike duhet të blejnë, por realiteti është i pasigurt”, u shpreh ai për “Vizion Plus”.

Nga rënia e vazhdueshme e euros ka humbës dhe fitues.

“Rënia e euros stimulon importuesit, ata që kanë marrë kredi në monedhë të huaj, por të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase.

Humbësit janë ata që eksportojnë jashtë, janë një sërë kompanish eksportuese në vend, fitimet e të cilave po bien nga muaji në muaj si pasojë e këtij forcimi të monedhës vendase dhe zhvlerësimit të euros, sepse pagesat vijnë në euro, euro po humbet nga dita në ditë”, tha Klodian Muço, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Këmbimi valutor 11 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. 🎥/📷 Shiko të gjitha detajet…

I FUNDIT/ Edi Rama njofton shkarkimin e Erion Veliajt: Duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama njofton shkarkimin e Erion Veliajt: Duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri

Mos dilni nga shtepia! Nami sot nga moti ne vend, ja cpritet

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes mot me…

Tm*rr ne Durrës, shtylla e dëmtuar në rrugë i merr jetën një personi

Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri. Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej…

E bujshme! Tre mesazhe tr*nditese për Edi Ramën nga SHBA

Nga Ilir Dako Nuk ka më dyshime. Ajo që ndodhi në Tiranë, Antwerp dhe në brigjet e USS Mount Whitney nuk është një sekuencë e rastësishme. Është…

Pesë profesionet që po kërkon më së shumti Gjermania, paga shkon deri në 4500 euro

Drejtuesit e autobusëve në Gjermani mund të fitojnë nga 1500 deri në 2600 euro në muaj. Mjekët specialistë janë të radhës në listën e profesioneve deficitare në…