Vritet kryebashkiaku, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin! Plagoset i mituri

Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit.

Ishte Shoqata e Komunave të Ekuadorit (AME) ata që njoftuan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale një ditë më parë (12 janar).

“Me pikëllim njoftojmë vdekjen e kryetarit tonë të dashur të Arenillas,” njoftoi AME, duke shpjeguar se ngjarja ndodhi pas orës 16:30 (koha lokale) kur kryebashkiaku 45-vjeçar u sulmua nga një burrë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas asaj që raportoi gazeta ekuadoriane “El Comercio”, nuk është e qartë nëse kryebashkiaku ishte kërcënuar më herët.

Ndërkohë Policia e Ekuadorit përmes një komunikate tha se “ngjarja e dhunshme” e regjistruar në Arenillas “rezultoi me tre plagë me armë zjarri. I plagosuri u transferua në një qendër mjekësore, ku fatkeqësisht u konfirmua vdekja e kryebashkiakut. Djali i tij i mitur u plagos por pa rrezik për jetën”.

Në Ekuador, shtet i Amerikës Latine, vrasjet e politikanëve janë një dukuri e zakonshme.

Ekuadori prej kohësh po përjeton epokën e tij më të përgjakshme për shkak të trafikut të drogës dhe bandave lokale të cilët janë në luftë për kontrollimin e rrugëve, burgjeve dhe rrugëve të drogës.

Në gusht të 2023 u ekzekutua kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Ekzekutim i cili solli një zinxhirë vrasjesh në radhët e politikanëve ekuadorianë.

Related Posts

3 fëmijë të mitur enden të vetëm në rrugët e Korçës, kanë nevojë për ndihmë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një mesazh shqetësues për tre fëmijë që jetojnë të vetëm në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve të…

Historia e 74-vjeçarit që inskenoi vd*kjen e tij për të parë se kush do i vinte në funeral

Një 74-vjeçar nga India ka bërë diçka që pak njerëz do ta guxonin: ka inskenuar vdekjen e tij vetëm për të zbuluar kush do të vinte në…

Gruaja iku prost*tutë! Nusja shkon poshtë urës në 12 të natës!” Arturi trondit me deklaratat (Video)

Arturi mendon se e gjithë bota i ka kthyer shpinën. Në fshat e përflasin sepse siç pretendon, vëllai, Petriti, e akuzon se ka vrarë babain. Kësaj i…

”Kini kujdes që të mos …” – Horoskopi javor (20 – 26 tetor 2025)

DASHI Po vjen një javë kur ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit do të jenë në gjendje të rizbulojnë fuqinë e marrëdhënieve dhe vlerën e…

Aksidenti tr*gjik i mori jetën vëllait, ish-banori i BBV “shpërthen” në lot: Nuk mendoja që do…

Koreografi i njohur, Tan Brama, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku gjatë intervistës prekëse nuk i mbajti dot lotët në…

“Jetonin në kushte të mjerueshme, nuk merrnin as kemp!” – Nënë e bir humbën j*tën nga asfiksia, fqinja e familjes Azizllari: Fatkeqësi e madhe! Fëmijët nuk shkonin në shkollë

Një tjetër fqinjë e familjes Azizllari, ka rrëfyer për mediat kushte të rënda sociale dhe ekonomike në të cilat jetonin të ndjerët, Merjeme Azizllari, 40 vjeç dhe…