Pas 12 vitesh reklama të ëmbla dhe elozhe të pafundme për qeverinë, televizioni News 24 u “shpërblye” nga kryeministri Rama me një rrethim policor

Pas më shumë se një dekade ku News 24 ka mbuluar gjerësisht aktivitetet dhe deklaratat e qeverisë, sot ndërtesa e televizionit u rrethua nga forcat e policisë.

Raportohet se punonjësve të mediave u është ndaluar hyrja në ambientet e redaksive, duke penguar në mënyrë direkte ushtrimin e aktivitetit të tyre profesional. Gjithashtu, është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike, çka ka paralizuar punën në redaksi dhe ndalimin e transmetimit.

Në qendër të këtij zhvillimi mësohet se qëndron kalimi i pronësisë së godinës te kompania shtetërore ‘KAYO’, e krijuar me vendim të Qeverisë për të operuar në fushën e prodhimit dhe tregtimit të armëve. Pas 12 vitesh reklama të ëmbla dhe elozhe të pafundme për qeverinë, televizioni News 24 u “shpërblye” nga kryeministri Rama me një rrethim policor që të kujton filma aksion.

Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Kujtojmë se ky nuk është sulmi i parë ndaj Hysenbelliut, pasi në shtator 2022 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërhyri për prishjen e pishinave të “Prestige Resort”, duke e justifikuar veprimin me shkelje të lejeve ndërtimore. Edhe atëherë, biznesmeni e cilësoi aksionin si të motivuar politikisht, ndërsa mediat në pronësinë e tij e interpretuan si një përpjekje për të ushtruar presion mbi linjën editoriale.

Gazetarët, të cilët përballeshin prej kohësh me vonesa të pagave, tashmë po përballen me pasojat më të rënda sociale dhe ekonomike, duke përfunduar në gjendje të vështirë në rrugë.

Me këto veprime të qeverisë ndaj televizioneve, rasti konkret News 24, po vihet në rrezik liria e medias në Shqipëri e cila dita-ditës po goditet nga pushteti. Një shembull i dukshëm është edhe faqja joqalbania.com, e cila vijon të jetë e bllokuar pa një vendim gjykate që nga viti 2019 duke goditur më tej pluralizmin mediatik. Këto zhvillime dërgojnë një mesazh alarmues për situatën e medias në vend dhe nevojën për masa urgjente për mbrojtjen e saj. Kjo sjellje e qeverisë është një shkelje e drejtëpërdrejtë e të drejtave demokratike dhe një kërcënim i pashmangshëm për lirinë e medias në Shqipëri.

/KLl.K0 V1DE0N ME P05HTÊ⤵

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…