Pas rrethimit të “News 24” nga policia, reagon Avokatura e Shtetit: 𝐉𝐚𝐧ë 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐩ë𝐫 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐧ë𝐬

Pas ndërhyrjes së policisë në orët e para të mëngjesit, e cila rrethoi ambientet ku operon media “News 24” dhe ndaloi hyrjen e gazetarëve, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Avokaturës së Shtetit.

Në deklaratën e saj, Avokatura sqaron se kontrata e qirasë me “Fokus Media News” ka përfunduar më 22 maj 2022, ndërsa Ministria e Financave dhe Ekonomisë i kishte kërkuar lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2025. Megjithatë, shoqëria nuk e ka dorëzuar pronën dhe ka kërkuar masa sigurie për të penguar ekzekutimin e këtij detyrimi.

Proceset gjyqësore, që kanë zgjatur mbi dy vite dhe kanë kaluar nëpër të gjitha shkallët, kulmuan më 14 korrik 2025 me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila konfirmoi detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambienteve. Gjykata theksoi se aktiviteti mediatik i shoqërisë mund të vazhdojë në hapësira të tjera, duke mos cenuar misionin e saj.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave më 12 mars 2025, pronësia e kësaj pasurie iu kalua shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., që do të përdorë ambientet për një projekt bashkëprodhimi të mjeteve motorike, me qëllim rivitalizimin e industrisë ushtarake dhe krijimin e vendeve të punës.

Avokatura e Shtetit nënvizon se do të ndjekë me vendosmëri çdo mjet ligjor për zbatimin e vendimeve dhe mbrojtjen e pasurive shtetërore, duke e konsideruar këtë detyrë të paanashkalueshme për qytetarët dhe për rendin kushtetues.

Ndërkohë, procedurat ligjore për marrjen në posedim të pronës janë në zhvillim e sipër.

Deklarata e plotë e Avokaturës së Shtetit:

Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, Avokatura e Shtetit informon opinionin publik mbi ecurinë dhe përfundimin e proceseve gjyqësore të zhvilluara me Shoqërinë “Fokus Media News”, lidhur me ambientet në pronësi shtetërore pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve”, në zonën kadastrale nr. 8170, të mbajtura pa titull ligjor prej më shumë se tre vitesh, pas përfundimit të kontratës së qirasë.

Me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale.

Pavarësisht këtij njoftimi, subjekti nuk ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës, por ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin, duke iniciuar procese gjyqësore dhe duke kërkuar masa të përkohshme sigurimi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimit.

Që prej vitit 2022, çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë dhe ka përfshirë gjithashtu katër vendime mbi masa sigurimi.

Vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025, i dhënë nga Gjykata e Apelit Administrativ me trup gjykues prej tre gjyqtarësh, ka konfirmuar detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambientit. Në këtë vendim, gjykata ka theksuar se veprimtaria mediatike e shoqërisë nuk cenohet, pasi bëhet fjalë vetëm për ambiente pune që mund të sigurohen në hapësira të tjera, në pronësi ose me qira.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12 mars 2025, kjo pronë i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me destinacion ekskluziv përdorimin sipas objektit të saj, në këtë rast për bashkëprodhimin e mjeteve motorike.

Ky projekt strategjik synon rivitalizimin e industrisë ushtarake vendase, krijimin e vendeve të punës në ambientet e zonës së Shkozës dhe garantimin e interesave të sigurisë kombëtare dhe ekonomike.

Në pritje të vendimit të sipërcituar të Gjykatës së Apelit Administrativ, entet shtetërore, përfshirë “KAYO” sh.a., nuk kanë ndërmarrë veprime ekzekutive.

Tashmë, me rrëzimin përfundimtar të pretendimeve të palës private, kane vijuar procedurat ligjore për marrjen në posedim faktik të pronës te cilat janë në zhvillim e siper, për ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar ne vendimet gjyqesore dhe lirimin e ambienteve te mbajtura pas perfundimit te kontrates.

Related Posts

Këmbimi valutor 11 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. 🎥/📷 Shiko të gjitha detajet…

I FUNDIT/ Edi Rama njofton shkarkimin e Erion Veliajt: Duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama njofton shkarkimin e Erion Veliajt: Duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri

Mos dilni nga shtepia! Nami sot nga moti ne vend, ja cpritet

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes mot me…

Tm*rr ne Durrës, shtylla e dëmtuar në rrugë i merr jetën një personi

Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri. Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej…

E bujshme! Tre mesazhe tr*nditese për Edi Ramën nga SHBA

Nga Ilir Dako Nuk ka më dyshime. Ajo që ndodhi në Tiranë, Antwerp dhe në brigjet e USS Mount Whitney nuk është një sekuencë e rastësishme. Është…

Pesë profesionet që po kërkon më së shumti Gjermania, paga shkon deri në 4500 euro

Drejtuesit e autobusëve në Gjermani mund të fitojnë nga 1500 deri në 2600 euro në muaj. Mjekët specialistë janë të radhës në listën e profesioneve deficitare në…