Nëse fëmija juaj shfaq këto SlMPT0MA teksa nis të hedhë hapat e parë, duhet të ALARM0HENI!

Hipofosfatemia e lidhur me kromozomin X është një sëmundje e rrallë gjenetike. Meshkujt që vuajnë nga kjo sëmundje nuk mund t’ia transmetojnë atë djemve të tyre, por e transmetojnë tek të gjitha vajzat. Nga ana tjetër, gratë që janë të prekura mund ta transmetojnë te 50% e fëmijëve të tyre, si djem, ashtu edhe vajza, ndaj shpesh më shumë anëtarë të një familjeje preken nga kjo gjendje.

Kjo është një sëmundje trashëgimore e shkaktuar nga mutacione gjenetike dhe bën pjesë në grupin e çrregullimeve të lindura të metabolizmit. Karakterizohet nga nivel i ulët i fosfatit në gjak, si pasojë e humbjes së tepërt përmes urinës dhe traktit tretës. Mutacioni ndodh në gjenin PHEX, që ndodhet në kromozomin X dhe luan rol në prodhimin e një enzime (endopeptidazë) që rregullon nivelin e fosfatit në trup.

Humbja e fosfatit çon në mungesë mineralesh të rëndësishme për ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve, gjë që i bën ato më të dobëta dhe të brishta. Si pasojë, kur fëmija fillon të ecë, kockat fillojnë të përkulen nën peshën e trupit dhe kjo shihet kryesisht te këmbët.

Mund të ecë vonë, me këmbë të përkulura dhe rritje të çrregullt. Fëmijët me këtë sëmundje shpesh fillojnë të ecin më vonë se zakonisht. Kockat e tyre janë më të buta dhe deformimet progresive bëhen gjithnjë e më të dukshme gjatë rritjes. Zakonisht vërehet një rritje e vonuar dhe e çekuilibruar; gjymtyrët janë më të shkurtra sesa duhet për moshën dhe gjininë e fëmijës.

Mjekët theksojnë se sëmundja shpesh ngatërrohet me rakitizmin, por ndryshe nga ky i fundit, nuk reagon ndaj trajtimit me vitaminë D. Nëse, pavarësisht trajtimit standard, fëmija shfaq shenja si përkulje të këmbëve, ecje e vështirë apo vonesë në ecje, atëherë duhet bërë analiza laboratorike për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një sëmundje trashëgimore.

Diagnoza bazohet në analizat e gjakut, ndërsa nëse lind dyshimi për këtë sëmundje, realizohet edhe testimi gjenetik për të konfirmuar nëse ekziston mutacioni në gjenin PHEX. Kjo është forma më e zakonshme jo-nutricionale e hipofosfatemisë, që do të thotë se nuk vjen nga mungesa e ushqimit, por është e lindur.

Nëse nuk trajtohet, sëmundja mund të çojë në komplikime të rënda, përfshirë rritje të vonuar dhe të pabalancuar, gjymtyrë të shkurtuara, deformime të këmbëve, shtyllës kurrizore dhe duarve, lëvizje të kufizuar të nyjeve, dhimbje të kockave dhe nyjeve, rrezik më të lartë për fraktura, vonesë në rritjen e dhëmbëve, karies të theksuar dhe humbje të hershme të tyre.

Nuk është ajo që po mendoni, ja aryseja pse vajzat e reja po zgjedhin partnerë më të mëdhenj në moshë!
Një fëmijë që vuan nga kjo sëmundje mund të ketë vështirësi në ecje ose në vrapim, pamundësi për të zbritur apo ngjitur shkallët lehtësisht, dhimbje në kocka dhe nyje, vështirësi për të bërë ulje-ngritje, vonesë në rritjen e dhëmbëve, cilësi të dobët të smaltit dentar dhe karies të shpeshtë, humbje të parakohshme të dhëmbëve.

Related Posts

MOS E PREK FYTYRËN! RREZIKU I FSHEHUR QË FSHIHET PAS SHTRYDHJES SË ABCESEVE

Shtrydhja e absceseve në fytyrë është një veprim shumë i rrezikshëm, i cili shpesh bëhet pa e kuptuar pasojat serioze që mund të sjellë. Abceset janë infeksione…

40-vjeçari kuksian dh*non familjen dhe ng*acmon dy vajzat e tij të mitura/ Emrat – Detajet

Një 40-vjeçar, i dënuar për dhunë në familje dhe ngacmim seksual të dy vajzave të tij të mitura, është arrestuar nga Policia e Kukësit. Shtetasi me iniciale…

Lajm i mirë për familjet shqiptare! Rama miraton “ligjin e ri”, përfitojnë mbi 307 mijë shtetas

Qeveria Rama miratoi rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë të vjetra, si pjesë e angazhimeve të…

Qeveria gati të TËRHIQET nga vendimi drastik/ Edi Rama e thote troç

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit social Tik Tok do të jetë sërish e aksesueshme në Shqipëri. Në një intervistë për Politico, Rama bëri…

Gjendet i pajetë një 42-vjeçar, nëna e tij vr et veten. Dyshimet e para

Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A….

Gjendet i pajetë një 42-vjeçar, nëna e tij vret veten. Dyshimet e para

Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A….