Ndjekje si në filma, 30-vjeçari shqiptar arrestohet pasi tentoi t’i ikte policisë

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë ën prangat e policisë italiane një natë më parë, ndërsa kryente maniovra të rrezikshme në rrugë.

Por para se të ndalohej mes tij dhe policisë ëhstë zhvilluar një garë prej 60 kilometrash. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar.

Gjithçka nisi në lagjen Borgo Bovio, në rrugën ‘Via Val D’Aosta’ në Terni, kur i riu, duke drejtuar një automjet, refuzoi të ndalonte për kontroll dhe u largua me shpejtësi të madhe.

Gjatë arratisjes, ai kreu manovra jashtëzakonisht të rrezikshme, përfshirë parakalime në sens të kundërt dhe shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Arratisja vijoi në rrugën ‘Via Tre Venezie’ dhe më pas në drejtim të Rietit përmes rrugës SS79 Bis, ku në një moment, një nga patrullat e policisë u detyrua të frenonte në mënyrë emergjente për të shmangur përplasjen me një kamion që vinte përballë. Rreziku vazhdoi edhe më tej, kur 30-vjeçari bëri një kthesë të papritur në afërsi të Contiglianos, duke marrë drejtimin e kundërt drejt Ternit dhe më pas duke hyrë në autostradën E45.

Pas më shumë se gjysmë ore ndjekje intensive, arratisja mori fund në Montecastrilli, ku automjeti i shqiptarit u përplas me një makinë tjetër të drejtuar nga një 40-vjeçar italian. Aksidenti i dha fund ndjekjes dhe policia arriti ta arrestojë të dyshuarin.

Sipas autoriteteve, 30-vjeçari është vënë në pranga për kundërshtim të forcave të rendit dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Gjykata e Ternit ka konfirmuar arrestimin dhe ka vendosur ndaj tij masën e ndalimit të qëndrimit në qytetin e Ternit.

Ndërkohë, Prefekti Michele Abenante ka firmosur urdhrin për transferimin e tij në një Qendër të Pritjes për Riatdhesim (CPR), nga ku do të dëbohet përfundimisht nga territori italian.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik, ndërsa autoritetet italiane kanë vlerësuar operacionin e koordinuar të policisë që bëri të mundur arrestimin pa pasoja më të rënda.

Related Posts

Mediet franceze: Ilirët niseshin me këtë këngë në beteja

Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titulli “Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire”, botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e…

Detaje të reja/ Mefail Shkodra u arrestua vitin e kaluar, policia gjeti miliona euro dhe armë, jepte para dhe… (Video)

Në qershor të vitit të kaluar, ai u vu në pranga bashkë me të birin. Mefail Shkodra, që akuzohet për vrasjen e trefishtë në Gjilan, është person…

Ndodh edhe kjo në Tiranë/ 21-vjeçari i prezantohet si mjek familjarit të pacientit në spital

Një mashtrim i pazakontë është regjistruar në një spital shtetëror në Tiranë. Autoritetet policore raportojnë se një i ri, i është prezantuar si mjek familjarit të në…

Skandalet që t’ronditën showbiz-in shqiptar

Jeta e personazheve të njohura në botën e showbizit vazhdon të shikohet me llup, pasi ata vazhdojnë të jenë aktivë në rrjetet sociale. Incidenti mes Jozit dhe…

Horoskopi ditor, e hënë 11 gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te kuptueshëm dhe…

Shpërthen vullkani Etna në Siçili/ Rrjedhje llavë vullkanike në 3,000 metra lartësi

Një shpërthim i ri ka ndodhur në malin Etna në Siçili. Shpërthimi i vullkanit u njoftua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, i cili vizitoi vendin…