Nga guruja indiane në bankë, milionat që u shtuan në xhepat e Gjiknurit dhe zonjës së tij

Më 10 gusht 2020, u publikua një histori që, në një vend tjetër, mund të ishte trajtuar si thriller politik por në Shqipëri kaloi thjesht si një lajm ditor. Ish-ministri Damian Gjiknuri, pas emërimit në qeverinë Rama, njohu një përmirësim të ndjeshëm në jetën ekonomike të familjes.

Nga tenderi i Unazës së Madhe me kompani fantazmë, tek lejet për HEC-e në kanione e parqe natyrore, gjithçka rridhte qetë si një projekt i mirëmenduar për zhvillimin personal të ministrit. Sigurisht, edhe bashkëshortja e tij Rovena Gjiknuri nuk mbeti pas.

Pasi hoqi dorë nga paga modeste në një media kombëtare, ajo shpërtheu në botën e biznesit privat, duke deklaruar miliona lekë në vit si dizajnere dhe projektuese hapësirash publike një sektor që, rastësisht, binte nën varësinë e të shoqit.

Madje, familja nuk u mjaftua vetëm me sukses financiar përqafoi edhe një paqe shpirtërore të veçantë, përmes një sekti indian. Guru Vishwananda u bë figurë qendrore në shtëpinë e Gjiknurit, i pritur në Rinas me përulësi që do ta kishin zili edhe në lindjen e largët.

Thuhet se në vend të biznes-planit, zonja lexonte mantra në mëngjes, ndërsa Damianit i ndizej karta e bankës sa herë ndizte një qiri të shenjtë.Një histori suksesi dhe një guru që të fryn jo vetëm mendjen, por edhe llogarinë. Pesë vite më vonë, panorama është kjo, asnjë hetim, asnjë përgjegjësi, asnjë bezdi nga drejtësia.

Rasti mbetet simbol i pandëshkueshmërisë në Shqipëri, ku lidhjet mes politikës, pasurisë dhe strukturave të errëta vazhdojnë të lulëzojnë në dritën e diellit pa përgjegjësi dhe pa drejtësi.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…