Çmimet e çmendura në plazhet shqiptare, si pronarët po ua bëjnë gropën bizneseve të tyre

Tashmë mbarë bota e di që turizmi është i shtrenjtë në Shqipëri. Çfarë reagimi ka Kryeministri Rama

Çmimet rekord këtë verë: Deri 900 euro nata në jug. Rama paralajmëron masa ndaj çmimeve të larta në turizëm: “Po i bëni gropën vetes”

NOA SPECIALE –

Këtë sezon turistik, Shqipëria është përballur me çmime rekord në bregdet. Në Vlorë, disa hotele kanë ofruar dhoma deri në 900 euro nata. Ky nivel çmimesh ka ushqyer debatin publik se turizmi në vend po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë.

Një kërkim i thjeshtë për një natë qëndrim në jug, duke marrë rastësore një ditë të javës së ardhshme, tregoi marrëzinë e paparë të çmimeve që po ndodh në jug.

Kërkimi vetëm për një natë, një dhomë për dy persona u përqendrua në rajonin e Vlorës ku përfshihen qyteti, zonat përreth e deri në Dhërmi e Palasë.

Në Radhimë një natë siç shihni pamjen shkon 942 dollarë amerikanë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit publik mbi çmimet e larta të turizmit në vend, duke paralajmëruar se në shtator do të flasë “shumë hapur dhe shumë qartë” për këtë çështje.

Ai tha se një pjesë e industrisë turistike po vepron vetëm për fitime afatshkurtra, pa menduar strategjikisht për të ardhmen. “Por, kap ça të kapësh sot” – sipas tij – rrezikon të kthehet në humbje për vetë bizneset, pasi investimet aktuale mund të mos shlyhen kurrë dhe të mos mbeten të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Rama u shpreh se çmimet e larta po përhapin shpejt perceptimin se “Shqipëria është shumë e shtrenjtë”, çka dëmton imazhin turistik të vendit.

Për plazhet, ai tha se këtë vit është bërë një hap përpara, por i pamjaftueshëm, dhe paralajmëroi “masa radikale” për sezonin e ardhshëm. Sipas tij, bashkitë do të marrin më shumë kompetenca, por edhe do t’i nënshtrohen një “shkundjeje” për të përmirësuar menaxhimin. /noa.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…