Rama me vendim drastik: “Asnjë shqiptar nuk ka për të gëzuar. Burgu është…”

Procesi i nisur në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, aksion që e quan ‘Rilindja urbane 2.0’, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk është një sulm veror, por një proces konstant që do të shoqërojë mandatin e katërt.

“Rilindja urbane 2.0 është program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është aksion apo sulm veror.”, tha Rama.

Arsyen e lidh jo vetëm me rrugën drejt Bashkimin Evropian, duke thënë se një rregullore e re kombëtare është gati për të vendosur pikat mbi ‘i’ për menaxhimin e hapësirës së përbashkët.

“Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë. Do të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare por pa kapërcyer kufirin që është i komunitetit.”, tha kryeministri.

Paralajmëroi edhe reformim të strukturave të kontrollit të territorit.

“Ashtu siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qyteteve të mëdha ku ka nevojë për një shkundje për të kaluar në një nivel tjetër, do të ketë shtrirje të kësaj vale në strukturat e kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake dhe strukturat e planifikimit dhe zhvillimit urban.”

Por, ndëshkimin për këdo që ka mbyllur sytë përballë ndërtimeve pa leje ia lë në dorë drejtësisë, për të cilën Rama evidentoi se nuk merr më urdhra politike.

“Këtë e bën drejtësia, e cila funksionon me fakte e prova. Lavdi zotit nuk kemi më drejtësinë që e bënte qeveria e i pari i shtetit. ‘Merri e futi në burg’ është një shprehje që nuk duhet ta përdorësh se është jashtë kontekstit të mënyrës se si funksionon rendi demokratik. Por kur ka fakte e prova, gjithsekush do të ballafaqohet me drejtësinë.”, u shpreh Rama.

I gjithë ky aksion tha kreu i qeverisë nuk lidhet aspak me turizmin, edhe pse për këtë të fundit artikuloi jo pak kënaqësi.

“Çështja e turistëve lidhet me dy apo tre gjera të tjera për të cilat do të llafosemi në shtator, duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por vetëm ‘kap ca të kapësh sot’, dhe po i bën gropën vetes nesër, pasi ato investime që po bën nuk do t’i shlyejë nëse sot vendos çmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjtë në Shqipëri. Do të flasim edhe për plazhet, kur kemi bërë hap këtë vit, por të pamjaftueshëm. Do të marrim masa radikale edhe për plazhet, por ama shkundja e bashkive sot është domosdoshmëri dhe që pushteti vendor të ngrihet në një moment tjetër.”, u shpreh Rama.

Qeveria lancoi një ditë më parë edhe një platformë denoncimi për zaptimin e hapësirave publike. Rama tha se ajo do të ndihmojë për evidentimin në kohë të zaptuesve.

Mes të tjerash Rama foli edhe për reformën e IMT-së:

“IMT e bashkive do të reformohen do të ndryshojë struktura dhe patjetër që kush ka drejtuar në IMT nuk do jetë më drejtor”.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…