Një 59-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kuçovë pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ndodhet nën kujdësin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. /KLl.K0 V1DE0N ME P05HTÊ⤵
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.