I dashuri i gruas e plagosi me armë zjarri, motra e 40-vjeçarit tregon dinamikën e ngjarjes: Ai e …

Motra e Gledian Hoxhallari, 40-vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri dy ditë më parë në qytetin e Fierit, ka treguar dinamikën e plotë të ngjarjes.

40-vjeçari u godit me armë zjarri në sy të djalit 9-vjeçar, nga i dashuri i bashkortes së tij me të cilën është në proces divorci. Pas ngjarjes autori Klement Beqaj, së bashku me partneren e tij, Melisa Beluli Hoxhallari, u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë shpallur në kërkim nga policia.

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel motra e tij mes lotësh ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, ndërsa i vëllai sot po i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës, pasi gjendja e tij shëndetësore është në rrezik.

Ajo tha se prej disa javësh bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa dhe kishte nisur bashkëjetesën me partnerin. Sipas deklaratës së motrës, gruaja e 40-vjeçarit përmes manovrave kishte marrë urdhër mbrojtje prej tij në mënyrë që të merrte djalin e tyre, 9 vjeç.

“I vjen një telefon nga bashkëshortja, ku i thotë: Mos më kërko, se midis nesh gjendja është e rëndë dhe nuk mund të jetoj me ty.

Më pas mëson se ajo kishte shkuar në shtëpinë e një personi tjetër, personi që ka plagosur vëllanë. Më 19 dhjetor kishte ikur nga shtëpia dhe më 20 kishte bërë kërkesën për divorc, dhe më 27 kërkesë për urdhër mbrojtje.

Vëllai erdhi dhe më shpjegoi, shumë i prekur, qante dhe i vinte keq për djalin dhe gjendjen që ishin. Atë ditë Melisa kërkoi të ikte në Greqi te prindërit. Gledi i kishte thënë që firmën do ia jepte vetëm vëllait të saj, sepse ka raport të mirë me familjen e saj.

Erdhi vëllai, e mori, ikën dhe më 28 u kthyen. Djali e mori Gledi dhe kaluam vitin e ri bashkë. Më 5 janar, të nesërmen, djali duhej të fillonte shkollën.

Djali komunikonte vetë me nënën dhe i kishte thënë: Atë ditë do vish të më marrësh për ta çuar më pas në shkollë. Ajo i kishte nxjerrë disa justifikime, etj. Ora ishte 9 e darkës dhe ishte në lokal me të atin. E merr dhe i thotë: A do vish të më marrësh, se ke gjithë ditën që më shmang? Dhe në atë moment, personi tjetër e shan me një fjalor të ndryrë djalin dhe vëllai e dëgjon”, ka rrëfyer ajo.

“Pas 10 minutash ata vijnë me makinë, vëllai jashtë lokalit, djali brenda. Ky ishte në telefon me ish-vjehrrën e tij dhe i thotë: Ok, se erdhi Melisa, e mbyll telefonin dhe shkon në lokal dhe i thotë djalit: Hajde se erdhi mami.

Ajo e shikon dhe i bërtet dhe i thotë: Shko merr xhupin. Më pas, pasi kishte dalë ish-bashkëshortja, del dhe ky personi tjetër. Vëllai shkon dhe i thotë atij: Hajde një sekond, dhe i thotë: Çfarë është ai fjalor që përdor ti me fëmijën tim? Ai i thotë: Unë përdor çfarë të dua…

Në atë moment, vëllai më tha: Unë ngrita dorën dhe ai më qëlloi. Në atë moment, ish-gruaja i thotë: Hajde, hajde, ikim. Aty ngeli vëllai me djalin 9 vjeç.

Vëllai ma tregoi gjatë transportimit te Trauma në ambulancë, se ishte i vetëdijshëm”, rrëfeu motra e 40-vjeçarit, i cili punon si operator në një televizion në Tiranë.”

Related Posts

I hodhën gabimisht 390,000 euro në llogari, gruaja i shpenzon brenda pak orëve dhe ajo qfare ndodhe me pas…

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Argjentinën ditët e fundit, ku protagonistja është një grua e quajtur Veronica Acosta, e cila përfundoi nën akuzë për mashtrim pasi…

Si skenar filmi! U rr*mbye kur ishte 13 vjeç gjatë Iuftës në Kosovë, bashkohet me familjen pas 24 vitesh

Një histori sa e vërtetë aq e pabesueshme! Abedin Avdiun e gjeti 13 vjeç lufta në Kosovë. Në atë kohë së bashku me 20 fëmijë të tjerë…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 17 shtator 2025

Dashi Me partnerin do kuptoheni me se miri gjatë kësaj dite. Te dy do jeni edhe me tolerantë dhe te kuptueshëm. Kjo do iu afrojë edhe me…

Habit këngëtari Erik Lloshi, zbulon detaje nga martesa: Gruaja më kërkoi divorc sepse…

I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari i njohur Erik Lloshi. Ai ka folur më shumë nga karriera e tij…

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Robert Redford, aktori karizmatik dhe regjisori fitues i çmimit “Oscar”, është ndarë nga jeta të martën, në moshën 89-vjeçare, raportoi CNN. Ai u konsiderua një nga figurat…

Tërmet Peçi shuan heshtjen për skandaIin s*ksuaI: U publikua në periudhë zgjedhore

Në një intervistë në DritareTV, Tërmet Peçi ka folur për herë të parë pas shpërthimit të lajmit për akuzat për abu’zim s*ksuaI që dolën pak orë para…