Miliona € drejt Peqinit, kush është “bossi” shqiptar i ɖɾogës që jetonte në Paraguai

Euronews Albania publikon mesazhe të tjera nga dosja e kartelit shqiptar të drogës që arriti të ndikonte në çmimin e kokainës në Europë.

Ky grup po hetohet nga SPAK, ndërsa në përgjime dalin shumat e mëdha monetare që përfitohen, të cilat arrijnë në miliona euro.

Një prej personave të dyshuar nga SPAK si pjesë e kartelit shqiptar të drogës jetonte në Paraguai, nga ku sasi të jashtëzakonshme droge niseshin drejt vendeve të BE-së.

“Më datë 15.10.2020, në orën 01:57:25, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se shtetasi Franc Gergely do të dorëzojë në Shqipëri një shumë e cila dyshohet se është 1 milion euro.

Sipas Ervisit, Franci jo vetëm ka shlyer të gjitha detyrimet, por ka kredituar një shumë prej 2 milion dollarë. Ervisi gjithashtu e informon vëllain e tij në lidhje me shtetasin Fadil Balla, të cilit i referohet me emrin ‘Jul’ (emri i mëparshëm i Fadil Ballës), se ky i fundit ka akumuluar një detyrim financiar shumë të lartë që arrin vlerën prej 7 milion e 373 mijë euro.

Kjo shumë dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me trafikimin e lëndëve narkotike.

Nisur nga detyrimi financiar i Fadil Ballës, Ervisi është shumë pranë vendimit për të mos e furnizuar Fadilin më me lëndë narkotike.

Gjatë bisedës, Ervisi pyet vëllain e tij nëse shuma prej 20 milion, e cila dyshohet të jetë në monedhën dollarë, është e mjaftueshme për ta administruar në Paraguai.

Biseda e përftuar midis vëllezërve Çela është:

‘Me kismet fundjavës t’kaloj 1M në Shqipëri… I ka pagujt krejt ky… Ka 2M plus ktej… Po çon dhe lekë në Shqipëri’.”

Në dosje flitet për shuma të frikshme qarkullimi parash. Në një rast, mbi 1 milion euro janë dërguar në Peqin.

“Në orën 10:39:46, Albin Çela komunikon me vëllain e tij Ervis Çela, të cilin e bën me dije se ka marrë një shumë të cilën ai e përshkruan si ‘1.160’, shumë e cila dyshohet se është 1 milion e 160 mijë euro, nga ‘shoku’.

‘Solli 1.160 ky shoku. Ja kish dhonë në mes të rrugës… Ai çuni në TR’.

Këtë shumë dyshohet se e ka transportuar nga Tirana në Peqin shtetasi Denis Daja.

… Më tej, Ervis i përgjigjet vëllait të tij që këtë shumë të mos e shënojë si pagesë të shtetasit Fadil Balla, të cilit i referohet si “Shijaksi”.

11.21.3. Në orën 11:08:36, Franc Gergely komunikon me Ervis Çelën, të cilit i shkruan:
‘Ça bane?… Mëngjes… I, 150,000 € ka dorëzu tisot. Javës që vjen me kismet 1/1.2M tjera…’

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…