Skip to content

Dhëndrri realizon ëndrrën e fisit: e merr nusen “në qese”

Një video që po qarkullon në rrjet tregon një skenë që vetëm imagjinata mund ta prodhojë. Në një dhomë të zbukuruar për dasmë, një nuse rri e ulur, e mbështjellë kokë e këmbë me një qese transparente, ndërsa disa të afërm ia heqin ngadalë, sikur po hapin një televizor të sapo blerë.

Ky “rit i ri” duket se ka për qëllim të tregojë se nusja është “e re, e paprekur, origjinale” – një paketim simbolik që i jep familjes së dhëndrit garancinë maksimale, thua se po blen një produkt me fletë-udhëzues dhe certifikatë cilësie.

Në rrjete sociale, komentet kanë shpërthyer: disa e shohin si një shaka të lezetshme, të tjerë si një moment që flet shumë për obsesionin shqiptar me “ndershmërinë” e nuses. Sido që të jetë, duket se kjo dasmë e ka realizuar ëndrrën e disa familjeve: nusja të vijë në shtëpinë e burrit… e mbyllur në qese.

Published inTë fundit