I riu i merr j’ҽtën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

Një 22-vjeçar në Arizona të SHBA-së rr ahu për v dekje vajzën e tij katërjavëshe sepse “qante shumë”. Fillimisht, ai pretendoi se foshnja ishte mbytur gjatë kohës që pinte qumësht nga biberoni, sipas policisë.

Vogëlushja u gjet pa ndjenja nga policët mëngjesin e 11 korrikut, në kompleksin e apartamenteve ku banonte familja. Në atë moment, babai i saj ishte vetëm me të në shtëpi, kur ajo pushoi së marrë frymë.

22-vjeçari më vonë pranoi se e kishte goditur foshnjën. Atij iu ngritën akuza për vrasje me dashje të shkallës së parë dhe për abuzim ndaj të miturit, sipas New York Post që citon noa.al.

Fillimisht tha se foshnja u mbyt gjatë ushqyerjes

Foshnja u dërgua në gjendje kritike në spital dhe u shpall e vdekur më 26 korrik. Kur mbërritën policët, ai u tha se “foshnja ishte mbytur gjatë ushqyerjes me biberon”.

Hetuesit zbuluan se foshnja kishte plagë në “fazat e ndryshme të shërimit”, duke përfshirë frakturë të kafkës, gjakderdhje në tru, si dhe këmbë dhe brinjë të thyer.

Prindërit dhanë versione kontradiktore për shenjat e abuzimit: njëri tha se foshnja kishte rënë nga shtrati, tjetri pretendoi se kishte rënë nga sedilja e makinës dhe ishte goditur nga një pjesë metalike e saj, duke shkaktuar mavijosje rreth syve.

Enriquez (22-vjeçari) pranoi se ishte “mjaft i dhunshëm” kur i ndërronte pelenat foshnjës. Ai i dërgoi mesazh partneres së tij duke i thënë se “i prishi punët” dhe e kërkoi të kthehej nga puna pasi foshnja nuk merrte frymë. Më pas, ai pranoi se e kishte goditur në anën e majtë të kokës sepse “qante shumë” dhe e kishte shtrënguar për ta ndalur.

Rezultatet e autopsisë

Autopsia tregoi se plagët fatale ishin në përputhje me “goditje, shtypje ose shkelje me këmbë”. 22-vjeçari shprehu “pendesë të thellë” dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, me kushtin e lirimit të vendosur në një milion dollarë. Nuk dihet ende nëse nëna e foshnjës do të përballet me akuza. /noa.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…