Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri? Meteorologia jep parashikimin e shumëpritur: Nga dita e enjte…

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga dita e enjte. Kjo u bë e ditur nga meteorologia Anira Gjoni gjatë një lidhje live, ku analizoi situatën e motit dhe ndikimin e tij në përhapjen e zjarreve.

Nga dita e enjte, vala e të nxehtit do të fillojë të tërhiqet më ndjeshëm, me temperatura që pritet të zbresin në 34 gradë Celsius, ndërsa të premten ato do të bien deri në 32 gradë. Një rritje e lehtë pritet të shtunën, me vlera rreth 35 gradë Celsius.

“Temperaturat ekstreme që kemi parë këtë gusht nuk do të rikthehen në ditët në vijim,” u shpreh Gjoni.

Sipas Gjonit, të martën temperaturat arritën në 41 gradë Celsius në zonat e ulëta, 37 gradë në bregdet dhe 34 gradë në zonat malore. Për ditën e mërkurë parashikohen vlera pak më të ulëta, 39 gradë Celsius në zonat e ulëta, 35 gradë Celsius në bregdet dhe 32 gradë Celsius në relievet malore. Zonat më të rrezikuara nga i nxehti mbeten ato të ultësirës perëndimore, ku temperaturat gjatë orëve të pasdites qëndrojnë në vlera të larta dhe mund të përkeqësojnë më tej situatën.

“Për javën e fundit të gushtit, parashikimet tregojnë se do të kemi ende ditë të nxehta, me temperatura në intervalin 35–36 gradë Celsius, por jo vlera ekstreme si javët e mëparshme,” shtoi ajo.

“Nuk mund të themi se është viti më i nxehtë, por jemi ende brenda një prej viteve më të nxehta të regjistruara. 2024, në nivel global, vijon të jetë viti më i nxehtë deri tani,” tha meteorologia.

E pyetur për situatën e zjarreve, Gjoni tha se faktori njeri vijon të mbetet shkaku kryesor i vatrave aktive dhe rrezikshmërisë së lartë në shumë zona të vendit.

“Nuk janë temperaturat 41–42 gradë Celsius që shkaktojnë zjarrëvënien, nuk kemi kushtet ideale për vetëndezje, shkaku kryesor vijon të mbetet veprimi i qëllimshëm apo pakujdesia njerëzore,” u shpreh ajo.

Ndërsa vala e të nxehtit tregon shenja të tërheqjes, situata me zjarret mbetet serioze dhe shqetësuese në disa pjesë të territorit. Sipas Gjonit, të gjitha qarqet e vendit paraqesin rrezikshmëri të lartë për përhapje zjarresh, përfshirë Shkodrën (veçanërisht në jug të saj), Lezhën, Kukësin, Elbasanin dhe Tiranën, ku zonat jugore janë më të ekspozuara.

“Megjithatë, rënia e temperaturave gjatë fundjavës pritet të ndihmojë në stabilizimin gradual të situatës së zjarreve,” përfundoi meteorologia.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…