“Qysh e rrafe ti atë”, banorët përplasen me policinë: Dhunuan nënën e 4 fëmijëve pa arsye

Disa banorë nga Rrogozhina kanë denoncuar dy efektivë policie pasi i akuzojnë për dhunë ndaj një gruaje 33-vjeçare, nënë e katër fëmijëve dhe e divorcuar.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur pranë një zone ku po digjeshin mbetje. Gruaja ishte duke larguar fëmijët nga vendi i ngjarjes kur, sipas banorëve, policia ndërhyri me dyshimin se ajo kishte ndezur zjarrin. Në vend që të sqaronin situatën, ata thonë se efektivët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Pamjet që kanë mbërritur në redaksi tregojnë tension të lartë mes banorëve dhe policisë. Fqinjët e gruas e përshkruajnë ndërhyrjen si të pajustifikuar dhe të dhunshme, ndërsa thonë se ajo ka mbetur me shenja në trup si pasojë e goditjeve. Një tjetër qytetar pretendon se i është hedhur në tokë telefoni nga një polic, kur ka tentuar të filmojë ngjarjen.

Nga ana tjetër, policia thotë se gruaja nuk ka pranuar të japë emrin dhe për këtë arsye është tërhequr me forcë, por ky version është hedhur poshtë nga banorët.

Aktualisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me këtë ngjarje, por autoritet duhet të hetojnë dhe marrin masa për parandalimin e këtyre “incidenteve” apo “keqkuptimeve” mes policisë dhe qytetarëve.

Denoncimi i banorëve:

“Pershendetje JOQ, te lutem postoje pak. 2 polica ne Rrogozhine kane dhunuar nenen e 4 femijeve 33-vjece se menduan se ajo kishte ndezur zjarr. Kur zonja iku me marr femijet nga zjarri kurse policia e rrafi. TE lutem postoje pak, eshte nje zonje me 4 femije dhe e ndare nga burri. Ma hodhi polici telefonin nga dora ne ate moment sa dola nga shpia. Zonja duket shum mir nga shenjat”

Related Posts

Safet Bajri feston 41-vjetorin në burgun e Reçit, surpriza me parashutë: Gëzuar sy shqiponjë

Safet Bajri, i njohur si “i forti i Dobraçit”, ka festuar 41-vjetorin e lindjes në mënyrë të pazakontë në burgun e sigurisë së lartë në Reç. Edhe…

Gazetarja: Kam ngrënë drekë në paraburgim, peshk dhe verë gold

Pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u helmua në burg teksa po konsumonte karkaleca, një tjetër deklaratë kontraverse ka ardhur nga gazetarja e kronikës së zezë…

Melanie nuk mund të ecë ndërsa Trevor nuk mund të shikoj, por bashkë kanë ngjitur malet më të larta

Melanie nuk mund të ecë. Trevor nuk mund të shohë. Por kjo nuk i ka penguar që të ngjiten atje ku shumë të tjerë nuk guxojnë: në…

Tr*ndit Ministri Manja për Kodin e ri Penal: “10 vite burg kush…”

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se në Kodin e ri Penal, do propozohet një dënim i ashpër për ata që ndërtojnë pa leje. Në një…

🦟🦟Kjo vajze eshte infektuar nga nje pickim nga një mizë 🦟, mjeku kur e sheh fillon menjëherë heqjen e larvës

Botfly është një insekt tropikal i njohur për mënyrën e çuditshme të riprodhimit, të njohura gjithashtu si mizëra lëkure, mizëra thembrash dhe gadflies, janë insekte që i…

Bëri zbulimin e fortë për ngjarjen në Shkodër, rrezikohet sërish jeta e kamarieres së pl*gosur? Deklarata sh*kuese e motrës së saj!

Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku mbetën të vr arë dy persona dhe u pl agosën dy të tjerë – mes tyre edhe kamarierja e lokalit,…