Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Muriqan–Shkodër, në afërsi të fshatit Zues, ku një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri.
Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se 34-vjeçari Edison Probatistaj, personi që shihni në foto, ka qëlluar me armë ndaj Erisa Isufajt, për motive ende të paqarta, por që paraprakisht mendohet të jenë të dobëta.
E plagosura u dërgua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryen kontrolle për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.