“Tirana me të nxehtë rekord”/ Sinoptikani: Ja kur do të ulen temperaturat

Vendi ynë është përfshirë nga një valë e të nxehti, që duket se do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjetra.

Elvi Jahaj, sinoptikan i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, tha për Top Channel, se temperaturat kanë qenë në vlerat 43-44 gradë Celsius, teksa sipas tij, temperaturë rekord u shënua në Tiranë me vlerë 43.6 gradë Celsius.

Sinoptikani tha më tej se temperaturat pritet të bien duke filluar nga dita e enjte, në 37-38 gradë Celsius, dhe në ditët në vijim në 35-36 gradë Celsius.

“Mbi territorin tonë u regjistruan temperatura të larta me vlera 43 apo 42 gradë Celsius në qytete si Gjirokastra, Elbasani apo Shkodra, ndërsa për Tiranën kemi regjistruar temperaturë rekord me vlerën 43.6 gradë Celsius, pra 43-44 gradë, ndërkohë që kjo situatë është ndjerë akoma edhe më shumë për shkak të situatës së zjarreve dhe tymërave që janë në ajër.

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga këto masa ajrore përvëluese të nxehta, po prap me të njëjta vlera, 42 apo 43 gradë Celsius në qytetet si Tirana, Shkodra, Gjirokastra, Elbasani, edhe për ditën e nesërme do të vijojë i njëjta situatë. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe temperatura deri në 43 gradë celsius përgjatë ultësirës perëdnimore.

Presim që gradualisht, rreth mesditës, temperaturat të zbresin, duke filluar që nga dita e enjte, me vlerat 37 apo 38 gradë celsius, ndërsa për ditën e premte, të shtunë dhe të dielë, pritet një rënie e mëtejshme me 1 apo 2 gradë, duke bërë që rreth mesditës temperaturat të kapin vlerat 35 apo 36 gradë celsius.

Temperaturat në vlerat minimale do të zbresin në ato vlerat e netëve tropikale nga 29 apo 28 gradë celsius në vlerat 25 apo 26 gradë celsius.

Ndërsa sa i përket zjarreve, pra situatës së erës, ajo do të jetë kryesisht e lehtë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë, por hera herës me shpejtësi në 7 apo 8 metra për sekondë.” – tha sinoptikani Elvi Jahaj.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…