Mes flakëve në Delvinë banorja s’largohet nga shtëpia: Kam kujtimet e mia këtu

Mes situatës alarmante nga zjarret në Delvinë, ku flakët po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar zonat e banuara, një banore e quajtur Miranda, ka zgjedhur të mos largohet nga shtëpia e saj. Ajo thotë se nuk mund ta braktisë banesën ku ruan gjithë kujtimet e jetës së saj.

“Më dhimbset shtëpia… Kam kujtimet e mia këtu. Jam për pushime, më bërtasin të gjithë të iki, por nuk iki dot. Me dhimbset, si të iki?”, tha ajo për mediat.

Miranda është një nga dhjetëra banorët që ndodhen ende në zonë, ndërkohë që shumë të tjerë janë evakuuar natën për shkak të flakëve që rrethuan qytetin. Ajo kritikon autoritetet për mungesën e reagimit në kohë, veçanërisht mungesën e ndërhyrjes ajrore që mund të ndalte përhapjen e flakëve masive.

Ditën e sotme, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhër për evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga fshatrat Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë pasi një vatër e re zjarri është aktivizuar në një kodër shumë pranë zonave të banuara. Era e fortë po ndihmon përhapjen, duke rrezikuar banesat përreth dhe banorët që ende nuk janë larguar.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…