“Termometri nuk do të shënojë më 40 gradë Celsius”/ Meteorologia jep lajmin e mirë: Pritet të ketë shira lokalë

Meteorologia Anira Gjoni, në një intervistë televizive, tha se temperaturat e larta me të cilat u përball vendi ynë favorizonin zjarret. Por nga dita e sotme, temperaturat do të pësojnë rënie.

Pas zjarreve që përvëluan Shqipërinë gjatë këtyre ditëve, sot ka nisur rënia e temperaturave që pritet të sjellë edhe reshje lokale afatshkurtra pothuajse në të gjitha qarqet.

“Në përgjithësi shkaktar janë njerëzit, pasi shkëndijën e parë pa dashje apo nga neglizhenca mund ta shkaktojnë njerëzit dhe kushtet atmosferike kanë qenë të favorshme për përhapjen e tyre. Edhe një bisht cigareje i hedhur mjafton për të përhapur një zjarr. Problematikë ngelet akoma, edhe pse përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme ka rënie të rrezikut të zjarreve, pasi shumica e qarqeve kalojnë në nivelin rrezik i moderuar, presim të kemi reshje lokale të dobëta që do të prekin zonat kodrinore, malore të të gjitha qarqeve. Rrezik i lartë mbeten qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë. Sa i takon kushteve atmosferike të dy ditëve në vazhdim, presim të kemi reshje të dobëta lokale pothuajse në të gjitha qarqet. Temperaturat do pësojnë rënie”, tha Anira Gjoni.

Meteorologia theksoi se era ishte një tjetër faktor që ndihmoi në përhapjen masive të zjarreve.

“Një element që ndikon në shtimin e rrezikut është edhe era, që ka favorizuar gjatë këtyre ditëve pasi era ka fryrë e lehtë deri mesatare, por në momente frynte e fortë në bregdet dhe zona bregdetare. Kjo është ajo që ndikon më shumë në ndezjen apo fuqizimin e zjarreve”.

Ndërkohë, sipas meteorologes, dy javët e fundit të gushtit do të mbyllen me temperatura më të larta se sa fillimi i muajit, por termometri nuk do të prekë vlerat 40 gradë Celsius.

“Dy javët e mbetura do jenë me temperatura më të larta se java e parë, por më të ulëta se sa të javës së dytë, nuk presim të shënojnë vlera në 40 gradë. Kjo fundjavë mbyllet në temperatura 33-34 gradë Celsius. Ndërsa javën tjetër presim të shënojë 35-36 gradë. Temperatura minimale në Tiranë shënoi 25 gradë, ndërsa në Orikum 28 gradë, në Kuç të Vlorës 27 gradë minimalja e natës. Këto kanë qenë temperatura shumë të larta pasi nuk janë normale”.

Related Posts

Tjetër aksident përgjak rrugët e vendit, vd*s 46-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në Bradashesh të Elbasanit. Shtetasi e iniciale A.H., dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen…

Pasi e bene per spital, policia i ben gjemen e madhe Adriatik Lapajt

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht Adriatik Lapajn dhe arrestuar disa persona të tjerë pas ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar nga “Shqipëria…

Shkon për të vizituar burrin në varreza, gruaja korçare e pëson keq teksa vajtonte

Një grua e cila kishte shkuar në varreza për të qarë bashkëshortin e saj, e ka pësuar rëndë teksa kryente ritualet e rastit. Ngjarja e rëndë ka…

E rende, vd*sin nene e bije

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe pasditen e së premtes në plazhin e Withernsea, ku një nënë 45-vjeçare dhe vajza e saj 15-vjeçare humbën…

SPAK ngre AKUZË të re ndaj Sali Berishës!

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit paraditen e sotme në SPAK në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë për aferën “Partizani”. Teksa mbajti deklaratën e përhershme para…

E trishtë ne Tiranë! Burri me tr*dhton me gruan e martuar, priti te flija une dhe u fut te krevati im me burrin

Një grua, nënë e një djali gjashtëvjeçar, ka zbuluar një tradhti shkatërruese që ka tronditur jetën e saj dhe të familjes. Për gati një vit, bashkëshorti i…